LAJMI I FUNDIT:

Shtatë zotimet nga kandidatët për kryeministër që po kërkohen nga “Democracy Plus”

Shtatë zotimet nga kandidatët për kryeministër që po kërkohen nga “Democracy Plus”

Organizata e Shoqërisë Civile “Democracy Plus” u ka bërë thirrje të gjithë kandidatëve për kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit që të vënë nënshkrimin në një dokument, në të cilin janë prezantuar disa kërkesa për zotime për qeverisje të mirë.

Në një dokument të publikuar nga “Democracy Plus”, kërkohet nënshkrimi i shtatë zotimeve nga kandidatët për kryeministër.


“Kemi kërkuar nga ata që të vënë nënshkrimin në Zotimet për Qeverisje të Mirë si dëshmi e përkushtimit të tyre për zbatimin e tyre nëse zgjedhen Kryeministër në qeverinë e re. U bëjmë thirrje edhe publikisht të gjithë kandidatëve që të zotohen për këto kërkesa minimale për qeverisje të mirë”, thuhet në përshkrimin e bërë mbi dokumentin në fjalë.

Siç edhe mund të shihet në dokumentin e publikuar, përcjell Telegrafi, kërkohet mes tjerash që qeveria e ardhshme të mos ketë më shumë se 15 ministri.

Gjithashtu, përveç udhëheqjes së 30 për qind të ministrive nga gratë, aty është kërkuar edhe që të bëhet zotimi se çdo mbledhje e qeverisë të jetë e hapur për publikun, përkatësisht të transmetohet drejtpërdrejt.

Veç këtyre, kërkohet zotimi që kryeministria të publikojë Raport Vjetor për Realizimin e Programit Qeverisës, si dhe Kryeministria dhe ministritë të publikojnë të gjitha kontratat dhe aneks-kontratat në webfaqet e tyre zyrtare.

“Democracy Plus”, kërkon zotimin nga kandidatët për kryeministër se do të ketë depolitizim në përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve të agjencioneve dhe ndërmarrjeve publike, si dhe raportim dhe standardizim në raportim të shpenzimeve të Kryeministrisë dhe të gjitha ministrive në baza mujore (përfshirë faturat, urdhërblerjet dhe pagesat).

Ndryshe në zgjedhjet e 6 tetorit për të parin e Qeverisë së Kosovës do të garojnë Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, Fatmir Limaj nga koalicioni NISMA-AKR-PD, Kadri Veseli nga PDK, Nenad Rashiq nga koalicioni parazgjedhor “Sloboda”, Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-PSD, si dhe Vjosa Osmani nga LDK. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori