LAJMI I FUNDIT:

Shtatë raste kur dëshira e madhe për seks mund të jetë pasojë e një traume psikologjike

Shtatë raste kur dëshira e madhe për seks mund të jetë pasojë e një traume psikologjike

Njerëzit përballen me traumat e tyre në forma të ndryshme dhe ndonjëherë se kuptojnë që veprime të caktuara lidhen me të shkuarën

Njëra prej tyre është sjellja hiperseksuale- thënë ndryshe fiksimi pas seksit. Kur kjo dëshirë tregon është pasojë e traumës psikologjike?

Për ty seksi vjen para gjithçkaje tjetër

Nëse prioriteti yt gjatë përditshmërisë është seksi, le të themi që nuk keni një jetë të shëndetshme seksuale. Kjo është një shenjë që tregon se keni probleme me kontrollimin e mendimeve, veprimeve dhe i nënshtroheni në mënyrë të menjëhershme dëshirave tuaja, shkruan Huffington Post.

Pas seksit ndiheni keq me veten

Një tjetër shenjë e traumës mund të jetë pendesa pas aktit seksual. Një pjesë e mirë e njerëzve që kanë patur episode traumatike mbështeten tek seksi pasi e shohin si një mënyrë për t’u përballur me pasiguritë emocionale.

E gjen veten të përfshirë edhe në sjellje të rrezikshme

Duke bërë seks të rrezikshëm (të pambrojtur apo me shumë partnerë) është një tjetër shenjë e paqëndrueshmërisë së shëndetit mendor. Nevoja për t’i harruar këto trauma përmes seksit rastësor apo partnerëve të shumëfishtë mund të kthehet në rrezik real edhe për shëndetin fizik, krahas atij mendor.

Përdor seksin për të kontrolluar mendimet e tua ose veprimet e të tjerëve

Njerëzit me trauma në të shkuarën mund ta përdorin seksin si një formë për të kontrolluar mendimet e tyre dhe jo si nivelin më të lartë që forcon intimitetin mes dy njerëzve.

Ndihesh i varur prej tij

Është diçka ta shijosh dhe diçka tjetër të krijosh varësi. Varësia ndaj seksit është e ngjashme me atë ndaj alkoolit ose drogave. Vjen një pikë ku të tillë njerëz nuk ndjejnë më asnjë kënaqësi pas këtij akti, citon Anabel.

Prej kohësh nuk krijon më marrëdhënie të vërteta

Fakti që vazhdimisht ndan seksin nga intimiteti emocional është një shenjë që flet për abuzim seksual në të shkuarën. Ata që kanë përjetuar histori të tilla mund ta kenë shumë të vështirë të krijojnë marrëdhënie të shëndetshme përveç seksit rastësor.

Gjatë seksit ndihesh i shkëputur prej trupit tënd

Që do të thotë se gjithçka që ti bën është mekanike. Shkëputja e trupit dhe mendjes është një formë për të mbrojtur veten nga ndjesitë negative që vijnë më pas. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori