LAJMI I FUNDIT:

Shtatë persona përfunduan në spital pas të shtënave me armë në veri të kufirit SHBA-Meksikë

Shtatë persona përfunduan në spital pas të shtënave me armë në veri të kufirit SHBA-Meksikë

Shtatë persona përfunduan në spital pas të shtënave me armë që shpërthyen gjatë një tubimi të shtunën vonë në mbrëmje në veri të kufirit SHBA-Meksikë në Arizona.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia në Yuma mori një telefonatë për një sulm pak para orës 23:00 të shtunën mbrëma, raportoi ABC News.


Policia mbërriti në adresë dhe gjeti disa njerëz të plagosur, kanë thënë autoritetet duke mos bërë të ditur se sa ishte shkalla e plagëve të tyre.

Policia tha se nuk ka ndonjë të dyshuar në paraburgim, por se aktualisht nuk ka asnjë kërcënim për komunitetin. /Telegrafi/