LAJMI I FUNDIT:

Shtatë pacientë me COVID-19 po trajtohen në Infektivë, sot lirohen edhe tre të shëruar

Shtatë pacientë me COVID-19 po trajtohen në Infektivë, sot lirohen edhe tre të shëruar

Në Klinikën Infektive të QKUK-së, sot janë duke u trajtuar 11 pacientë prej të cilëve 7 janë me coronavirus.

Sipas një njoftimi nga kjo klinikë, prej 7 pacientëve të sëmurë me COVID-19,  katër janë në gjendje stabile, kurse tre në gjendje më të rëndë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, ku dy janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv.


Sot lirohen nga klinika edhe tre pacientë në gjendje të mirë shëndetësore për vetizolim në shtëpi, ndërsa vazhdon trajtimi i një pacienti, i cili ka rezultuar negativ në testimet e fundit për COVID-19.

Mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, njoftoi për 18 raste të shëruara nga ky virus, kurse pozitiv ishin vetëm tre.

“Sot më 18 maj 2020 janë testuar gjithsej 200 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 3 raste. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë). Sot më 18 maj 2020, janë shëruar 18 pacientë”, thuhej në njoftimin e IKSHPK-së.

Deri më tani në nivel vendi pozitiv me COVID-19 kanë rezultuar 988 raste, prej tyre 754 janë shëruar ndërkaq kanë humbur jetën 29 pacientë.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori