LAJMI I FUNDIT:

Shtatë gjëra që duhet t’i mbani larg qenit tuaj

Shtatë gjëra që duhet t’i mbani larg qenit tuaj

Do të jenë të shumtë piknikët që ju presin këtë pranverë dhe verë e me siguri, bashkë me shportën plot ushqime, shumë prej jush do të marrin me vete dhe qenin e tyre. Por duhet të bëni kujdes dhe ta mbani mikun tuaj sa më larg gjërave që e rrezikojnë…

Brenda shtëpisë

Mirë apo keq, qentë tanë kalojnë një pjesë të madhe të kohës në shtëpitë tona dhe shumë gjëra, në dukje aspak armiqësore, mund të kthehen në rreziqe të forta për shëndetin e tyre. Aq më tepër nëse kemi parasysh që ata tentojnë të kafshojnë pothuajse çdo gjë që nuhasin turinjtë e tyre.

dog-eats-cocolate

1. Çokollata. Kaq e pasur në antioksidantë të mirë për njerëzit dhe kaq e dëmshme për qentë, të paktën për disa raca të caktuara. E nga ana tjetër duket se ata çmenden për të. Alkaloidet methylxanthine, një nga përbërësit e çokollatës, në gjendje të ndikojnë tek arteriet e të shtojnë rrahjet e zemrës, janë shkaktarët kryesorë që e kthejnë çokollatën e pafajshme, në kërcënim për jetën e këlyshëve tanë.

2. Hudhra mund të shkaktojë të vjella, anemi e diarre apo të dëmtojë mëlçinë, kështu që asnjëherë mos i jepni kafshës suaj ushqim që mund ta përmbajë, përfshirë dhe ushqimet e fëmijëve.

3. Qepët, po ashtu, mund të dëmtojnë mëlçinë e të shkaktojnë anemi e diarre.

4. Anti-ngrirësi që përdorni për makinën tuaj, mund t’u ndalojë plotësisht funksionin e veshkave, por ja që duket se qentë e adhurojnë shijen e tij.

5. Kokrrat anti-molë. Kimikati kryesor përbërës i tij, naftalina, është jashtëzakonisht helmues për qentë. E në të njëjtën kohë, kujdes nga ushqimet e gatshme të qenve që janë të ngjyrosura artificialisht, sasia e madhe e sodiumit apo konservuesve.

Jashtë shtëpisë

Shëtitjet në natyrë janë të domosdoshme për kafshët, po aq sa ripërtëritëse për ne. Por bimësia, në disa raste mund të kthehet në rrezik.

can-dogs-eat-mushrooms_8acc39ff3a41a5be

6. Kërpudhat p.sh. mund të shkaktojnë dhimbje barku, dëmtim të mëlçisë, veshkave apo edhe anemi. Sigurisht, jo të gjitha llojet e kërpudhave kanë këtë efekt. Megjithatë, tregohuni gjithmonë vigjilent nëse këlyshi juaj afrohet për të nuhatur kërpudhat e egra.

7. Pemët e mollës apo të qershisë. Ndërsa fruti duket të jetë i padëmshëm, ndodh krejtësisht e kundërta kur vjen fjala për gjethet apo rrënjët e tyre. Ndaj mbajeni qenin larg prej tyre/ Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Kuptimi i ëndrrave ku shihni shtëpinë ku jeni rritur

Kuptimi i ëndrrave ku shihni shtëpinë ku jeni rritur

Lifestyle
Mos e prishni jetën e njerëzve të tjerë - ky është sekreti japonez i jetëgjatësisë

Mos e prishni jetën e njerëzve të tjerë - ky është sekreti japonez i jetëgjatësisë

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori