LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari nga Ferizaj merr vaksinën e Pfizer/BioNTech

Shqiptari nga Ferizaj merr vaksinën e Pfizer/BioNTech

Dardan Lala, shqiptari me prejardhje nga Ferizaj, që jeton në SHBA, është nga të parët që është vaksinuar me vaksinën e Pfizer/BioNTech.

Ka qenë vet Lala ai që përmes një postimi në Facebook e ka bërë të ditur një gjë të tillë, përcjell Telegrafi.


“Unë u vaksinova. Pas kësaj, kisha dhimbje të këqija në krah…”, ka shkruar Lala në Facebook.

COVID-19, SHBA-ja miraton vaksinën e Pfizer dhe BioNTech për përdorim emergjent
Lexo po ashtu COVID-19, SHBA-ja miraton vaksinën e Pfizer dhe BioNTech për përdorim emergjent

Ndryshe, siç merr vesh Telegrafi, shqiptari që jeton në Fort Worth, Texas, punon në një institucion korrektues dhe se dozën e dytë të vaksinës pritet ta marrë pas rreth tri javësh.

Shqiptari nga Ferizaj është njëri nga shumë njerëzit të cilët kanë pasur fatin të vaksinohen ndër të parët në SHBA, pas miratimit të vaksinës së Pfizer/BioNTech nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave (FDA).

Agjencia kishte thënë se autorizimi ishte një “moment historik” mes pandemisë, e cila iu mori jetën 295 mijë njerëzve në SHBA.

Vaksina e Pfizer e cila ofron mbrojtje deri në 95 për qind kundër coronavirusit, është konsideruar e sigurt dhe efektive nga FDA-ja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori