LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari në Itali kapet me 220 kg kokainë, vlera marramëndëse që do kishte në treg

Shqiptari në Itali kapet me 220 kg kokainë, vlera marramëndëse që do kishte në treg

Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Veneto pasi u kap duke transportuar 220 kg kokainë me furgon.

Lënda narkotike ishte e cilësisë së lartë dhe nëse do të dilte në treg, do kapte vlerën e 15 milionë eurove, raporton Euronews Albania.


Shtetasi shqiptar që drejtonte furgonin u ndalua në autostradën A4 në drejtim të Milanos.

Ai akuzohet për trafik droge dhe sipas hetimeve nga Guardia di Finanza, sasia e drogës do të shpërndahej në një treg më të gjerë se ai i Veronës. /Telegrafi/