LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari me këmbë të amputuar gjen veten në pako cigaresh, përgatit padi

Shqiptari me këmbë të amputuar gjen veten në pako cigaresh, përgatit padi

Një qytetar 60 vjeçar në qytetin Metz të Francës, me origjinë nga Shqipëria pretendon se fotografia e këmbës së tij të amputuar është përdorur në pakot e një kompanie cigaresh pa pëlqimin e tij.

Sipas lajmit të BBC, biri i personit me origjinë shqiptare emri i të cilit nuk u bë i ditur, tha se ka parë fotografinë e këmbës së amputuar të babait të tij të cilën e ka humbur në vitin 1997 si pasojë e një aksidenti, në një pako cigaresh të markës që shitet në mbarë Bashkimin Evropian (BE).

Personi me aftësi të kufizuara i cili pretendon se fotografia është e tij, pohon se nuk ka lejuar publikimin e fotografisë së tij në pakot e cigareve.

“Është tejet interesante shfaqja e fotografisë së një personi pa pëlqimin e tij në pakot e cigareve që shitet në të gjitha shtetet e BE-së”, tha Antoine Fittante, avokati i personit në fjalë.

Fittante potencon se klienti i tij ndihet së është tradhtuar dhe dëmtuar dinjiteti, duke treguar se kanë kontaktuar Komisionin Evropian, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ai thotë se sipas procedurave të KE-së për të përdorur fotografitë mbi pakot e cigareve duhet të merret leje nga personat që janë në këto fotografi. Fittante gjithashtu tha se këtë temë do ta bisedojnë edhe me spitalin ku është operuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori