Ilir Ikonomi
Autori austriak Sigmund Munz, i cili po bënte një udhëtim në Mesdhe me jahtin “Rovenska”, takohet në Stamboll me deputetin e Parlamentit osman, Ismail Qemal Vlora, dhe kushëririn e tij të dytë, Ferit Pashë Vlora, ish-Vezir i Madh (kryeministër) i Perandorisë në vitet 1903-1908. Ishte koha kur Kosova dhe Malësia e Madhe kishin ngritur krye kundër politikave të Turqisë për taksa të reja, për ndalimin e arsimit shqip dhe imponimin e alfabetit osman.
“Një ditë, përpara se të niseshim për në Stamboll, u takuam me Ferit pashën, Ismail Qemalin dhe me çiftin grek Griparis në bordin e jahtit ‘Rovenska’.
Feriti, Ismaili dhe unë zumë vend nën një tendë për të biseduar pranë tryezës. Në afërsi të jahtit tonë ishte një anije luftarake turke, ku po hipnin ushtarë që do të dërgoheshin në Selanik dhe, prej andej, për në malet e Shqipërisë.
Ismail Qemali tha: ‘Një shtypje e kryengritjes nga jashtë nuk ka kurrfarë vlere. Plaga do të hapet përsëri. Qeveria osmane ka bërë edhe një gabim të rëndë, duke u imponuar shqiptarëve alfabetin turk’.
Për ta mbyllur, ai shtoi: ‘Edhe Serbia e Vjetër është në fakt shqiptare. Pretendimet e Serbisë për këtë krahinë, që shovinizmi e quan Serbi të Vjetër, janë një marrëzi…’
Kur dikush në shoqërinë tonë përmendi se shqiptarët ishin të ardhur nga Kaukazi, Ismail Qemali ia ktheu: ‘Ata janë racë autoktone.’
Ferit pasha ndërhyri duke buzëqeshur: ‘Ata janë po aq të vjetër sa Hëna e ndoshta më të vjetër dhe nuk lejojnë të bëhet shaka me këtë.’
Ferit pasha theksoi edhe një herë se një problem kryesor i Turqisë ishte që ajo duhet t’u jepte lirinë shqiptarëve.
Ismail Qemali shtoi: ‘Reforma, reforma për Shqipërinë, kjo është më e rëndësishmja. Ishin parashikuar nga Kongresi i Berlinit, por deri tani kanë mbetur vetëm një ëndërr në diell. Ato do të realizohen një ditë, mirëpo me shtypje të përgjakshme nuk arrihet asgjë, përveçse zemërim, i cili do të shpaguhet rëndë.’”
(Marrë nga libri: Sigmund Münz, “Balkan Herrscher und Staatsmänner”, Vjenë, 1912)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParaqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
INTIME
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Thënie për gruan: Të arsimosh një femër do të thotë të arsimosh një shoqëri
PAGJUMËSI
DREJTËSIA!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre