Kandidati shqiptar për president të Republikës së Maqedonisë Veriore, Blerim Reka, ka fituar në të gjitha komunat me shumicë shqiptare pos asaj të Çairit në Shkup. Por, këto janë zgjedhje ku vlen përqindja në numrin e votuesve të përgjithshëm dhe në këtë aspekt për Blerim Rekën kanë votuar diku rreth 12 për qind të qytetarëve të Maqedonisë.
Edhe pse në komunat shqiptare Blerim Reka ka shumicën e votave, kjo nuk është fitore. Shumica dërmuese e votuesve shqiptarë nuk kanë dalë në votime. Dalja më e madhe është shënuar në Dibër ku kanë votuar 44,09 për qind dhe ne Tetovë 29,48 për qind, kurse më e ulëta është shënuar në komunën e Zhelinës me vetëm 17,74 për qind.
Nëse më konkretisht flasim me numra, në Dibër kanë votuar 8,189 veta, në Tetovë 24,616, kurse në Zhelinë 4,172. Situata është edhe më e nderë nëse e shohim përqindjen e ndarë të votave, edhe pse Blerim Reka ka fituar në këto komuna. Ta zëmë, për Blerim Rekën në Dibër kanë votuar 46,53 për qind, për Pendarovskin 38,59 për qind, kurse për Silanovskën 10,69 për qind. Situata është e ngjashme me të gjitha komunat tjera ku ka fituar Blerim Reka.
Siç shihet, pjesa dërmuese e votuesve shqiptarëve nuk ka dalë në votime. Ata kanë abstenuar vullnetarisht, por edhe për shkak të kërcënimeve që ndaj tyre kanë ushtruar pa nda partitë shqiptare në pushtet, të prira nga BDI. Sidoqoftë, mosdalja, për çfarëdo arsye, është pranim i situatës ekzistuese e cila aspak nuk është e favorshme për shqiptarët në Maqedoninë Veriore. Ky është bojkotim i vetvetes.
Për Blerim Rekën kanë votuar edhe maqedonët nëpër komunat e tyre ku nuk ka shqiptarë. Por, numri i tyre është me dhjetëra ose me qindra e jo mijëra e dhjetëra mijëra siç kanë votuar shqiptarët për kandidatët maqedonë në komunat me shumicë shqiptare. Ky është një dallim i madh që flet shumë dhe e shpjegon situatën.
Në komunat maqedone nuk është çudi që shqiptari nuk merr shumë vota për shkak se është e ditur që maqedonët e përcjellin vijën e nacionalizmit të tyre i cili në thelb është antishqiptar.
Rezultati i këtyre zgjedhjeve parashtron shumë pyetje, por kryesorja është: Pse shqiptarët nuk e votojnë shqiptarin edhe kur e kanë kandidatin e tyre më të mirë se dy maqedonët tjerë? Pse shqiptarët nuk kane besim në vetvete? Pse shqiptarët votojnë për dikën për të cilin e dinë se nuk i mbron interesat e tyre kombëtare dhe sociale? Pse shqiptarët votojnë për maqedonët përkundër faktit që maqedonët nuk votojnë për shqiptarët? Vargu i këtyre pyetjeve është i gjatë, kurse përgjigjet nuk janë edhe aq të vështira.
Me shqiptarët e Maqedonisë diçka nuk është në rregull!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTeknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre