LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarë, boshnjakë e malazezë me përgjigje të përbashkët në Uashington kundër kërcënimeve të Beogradit për rajonin

Shqiptarë, boshnjakë e malazezë me përgjigje të përbashkët në Uashington kundër kërcënimeve të Beogradit për rajonin

Veprimtari shqiptaro-amerikan, Drilon Gashi në emisionin “Përballje”, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com ka folur në lidhje me letrën e hapur drejtuar institucioneve kredibile amerikane dhe shqetësimet që diaspora shqiptare, boshnjake e malazeze i ka në lidhje me veprimet e Serbisë në Ballkanin Perëndimor.

Gashi ka thënë se shqetësimi kryesor i tyre dhe ajo që i ka nxitur të shkruajnë letrën, që i është drejtuar anëtarëve të Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, anëtarëve të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, Sekretarit të Shtetit Antony Blinken dhe z. Jake Sullivan, Asistentit të Presidentit Joe Biden për Çështjet e Sigurisë Kombëtare ishin ngjarjet në veri të Kosovës.


“Si rezultat i reciprocitetit, kishim një eskalim tepër të madh të situatës nga ana e Serbisë ku dërgoi ushtrinë në kufi, vendosi ta thërras edhe ambasadorin rus, ku bëri në njëfarë forme kërcënim për luftë sado që mund të hamendemi sa reale ka qenë por veprimi ishte ai që ishte”, theksoi Gashi.

Gashi theksoi se kanë pasur kërkesa që të ketë vëmendje ndaj këtyre veprimeve dhe ideja e një reagimi të tillë erdhi pas një diskutimi me kolegë boshnjak e malazez.

“Shqetësim tona janë bukur të ngjashme dhe ne po e shohim se është rrjedh e vazhdueshme. Çka pamë në veri është ndoshta rasti me tension më të lartë, por kur jemi edhe te puna e shugurimit në Mal të Zi ishte e ngjashme, kishte tensione, kur shohim se çka po ndodh në Bosnjë, ka ngritje të tensioneve dhe vendosëm të artikulojmë këto në letër, të shohim se të tre shtetet e prejardhjes sonë po vuajnë nga e njëjta gjë”, theksoi ai.

Veprimtari shqiptaro-amerikan, Drilon Gashi në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com

Veprimtari Gashi ka thënë se fokusin e kanë pasur në drejtimin e kësaj letre ka qenë ndaj Kongresit amerikan dhe Administratës Biden, pasi siç tha ai është me rëndësi të kenë përkrahjen e administratës, por presioni mund të vije nga Kongresi.

Ai tha se ishte inkurajuese se nga komuniteti boshnjak e malazez e kanë pritur shumë mirë idenë.

“Reagimi është më i madh sesa kur drejtohet një letër si zakonisht, pikë së pari i kemi bashkuar forcat e i kemi shfrytëzuar kontaktet edhe nga mediume në mënyrë që të japim një jehonë më të madhe. Synimi është që kjo pastaj të nxis përgjigje, e shpresoj edhe një bashkëbisedim me anën zyrtare e që do të ishim të gatshëm për një forum të mbyllur ose të hapur“, tha Gashi. /Telegrafi/

Letra e plotë:

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori