LAJMI I FUNDIT:

Shqipërisë i duhen dy mrekulli që ta marr kreun e grupit

Shqipërisë i duhen dy mrekulli që ta marr kreun e grupit
GLASGOW, SCOTLAND - SEPTEMBER 10: Albania fans look on prior to the UEFA Nations League C Group One match between Scotland and Albania at Hampden Park on September 10, 2018 in Glasgow, United Kingdom. (Photo by Ian MacNicol/Getty Images)

Humbja ndaj Izraelit bëri të qartë se vetëm një kombinim thuajse i pamundur rezultatesh mund të bëjë Shqipërinë fituese të Grupit 1 të Ligës C dhe konkurrente për të shkuar në Evropian nëpërmjet play-off të marsit 2020.

Gjithçka do të vendoset në tre ditë dhe fatkeqësisht nuk është plotësisht në dorën tonë.


Jemi në varësi të plotë të Skocisë dhe dy ndeshjeve të saj, të parën kundër nesh dhe të dytën kundër Izraelit. Ekziston vetëm një variant ku Shqipëria mund të kualifikohet si e para e grupit.

Pamje nga ndeshja Skoci – Shqipëri . (Photo by Ian MacNicol/Getty Images)

Duhet që kuqezinjtë të fitojnë ndeshjen në Shkodër ndaj Skocisë me një diferencë prej katër e më shumë golash.

Vetëm në këtë mënyrë golavarazhi i kuqezinjve do të shkonte plus një gol, shkruan Shekulli.

Ndërkohë, do të duhej që tre ditë më vonë, Skocia të tregonte egon e saj dhe të mundë Izraelin me 2 gola diferencë.

Në këtë mënyrë, të tre skuadrat do të ishin me pikë të barabarta dhe në lojë do të hynte golavarazhi i përgjithshëm i grupit, me vetëm Shqipërinë që do ta kishte pozitiv, ndërsa i Izraelit do të ishte 0 dhe i Skocisë -1.

Futbolli është shpeshherë i çuditshëm, por ndoshta jo kaq shumë sa na duhet ne.