LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria sot në ‘heshtje zgjedhore’

Shqipëria sot në ‘heshtje zgjedhore’

Shqipëria sot ka hyrë në heshtje zgjedhore, kjo pasi ditën e nesërme pritet që të mbahen zgjedhjet e përgjithshme atje.

Në zgjedhje do të marrin pjesë 16 subjekte politike, mes tyre dy të pavarur, si dhe partitë  PS, PD dhe LSI.


PD dhe LSI kanë firmosur një koalicion pas zgjedhor për bashkëqeverisje.

Deklaratat e liderëve politikë

Përgjatë një muaji liderët e partive politike kanë bërë fushatë, e cila herë pas here është shoqëruar edhe me tensione. Kryeministri aktual Edi Rama në deklaratat e tij është shprehur i bindur se PS do të fitojë një mandat të tretë qeverisës për të vijuar punët që kanë mbetur përgjysmë për shkak se ky mandat i dytë iu pre në mes nga tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia e koronavirusit që ‘gjunjëzoi’ botën mbarë.

I bindur për fitore shprehet edhe lideri i opozitës, Lulzim Basha, i cili thotë se përgjatë këtij një muaji ka parë në sytë e shqiptarëve dëshirën për ndryshim.

Nga ana tjetër kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka përqendruar vëmendjen e saj tek kthimi i të rinjve në vendin e tyre dhe ndalja e emigracionit, pasi sipas saj ky është një ndër problemet më themelore të vendit tonë.

Përgjaket fushata në Elbasan

Ditët e fundit të fushatës shënuan edhe një viktimë në Elbasan. Pjerin Xhuvani humbi jetën pas përplasjes me armë zjarri me strukturën për mbrojtjen e votës në këtë qytet dhe simpatizantëve të PS-së. Konflikti nisi pasi demokratët pretendonin se një makinë kishte nisur të shpërndante para për blerjen e votës.

Po ashtu si pasojë e të shtënave mbetën të plagosur edhe katër persona, mes tyre edhe një efektive policie. Pjerin Xhuvani u qëllua me armë nga ish-efektivi i forcave RENEA, Arbër Papleka, i cili më pas është vetë dorëzuar në polici.

Qëndrimi i Kreut të Shtetit gjatë fushatës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka ashpërsuar tonet gjatë fushatës elektorale, ndërsa thuajse në çdo dalje të tij i ka bërë thirrje shqiptarëve që ta mbrojnë votën e tyre dhe nëse jo ‘grupe të caktuara tentojnë ta cenojnë atë të mprehin sëpata dhe cfurgje’.

Për këtë deklaratë ambasadorja amerikane Yuri Kim jo më larg se dje ‘i tërhoqi veshin’ Ilir Metës duke i kërkuar që të mos përmend më sëpatat, pasi zgjedhjet duhet që të zhvillohen të lira dhe të ndershme, por këto praktika i përkasin të shkuarës.

Ky reagim i diplomates amerikane acaroi së tepërmi Presidentin Meta, i cili i kërkoi Yuri Kim që të mos “marrë më në mbrojtje Edi Ramën”.

Por presidenti shkoi edhe më tej në komentin për diplomaten e Washingtonit në Tiranë. “E përqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll ndërhyre në punët e brendshme të Shqipërisë në këtë mënyrë të njëanshme. Deklarata e Yuri Kim është një turp dhe e ftoj Ambasadoren të vijë tani live në studio bashkë me Edi Ramën të ballafaqohemi para shqiptarëve”- tha Meta. /Tch/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori