LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria rrit për 17.9 për qind eksportet me Kosovën, importet i zgjeron me Italinë

Shqipëria rrit për 17.9 për qind eksportet me Kosovën, importet i zgjeron me Italinë

Në muajin korrik 2021, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me korrikun 2020 janë Spanja me 44.1 për qind, Kosova me 17.9 për qind dhe Italia me 15.1 për qind, ndërsa vendi me të cilin eksportet kanë pasur uljen më të madhe është Kina me 15.7 për qind.

INSTAT bën të ditur se, gjatë këtij shtatëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë janë Italia me 29 për qind, Kosova me 56.8 për qind dhe Spanja me 40.3 për qind.

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë Britania e Madhe me 7.8 për qind dhe Ukraina me 30.5 për qind.

Sipas INSTAT, në muajin korrik 2021, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar janë Italia me 16.5 për qind, Turqia me 14.2 për qind dhe Kina me 16.8 për qind.

Vendet me të cilët importet kanë pasur uljen më të madhe janë Kroacia me 11.8 për qind, Zvicra me 27.4 për qind dhe Austria me 12.2 për qind.

Ndërkohë që si shtatëmujor, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë janë Italia me 34.4 për qind, Turqia me 48.3 për qind dhe Kina me 31 për qind. Ndërsa, vendet me të cilët importet kanë pasur uljen më të madhe janë Rusia me 8.6 për qind, Zvicra me 25.5 për qind dhe Ukraina 16.8 për qind. /ATSH/