LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria merr sot 9 mijë doza të tjera nga Pfizer

Shqipëria merr sot 9 mijë doza të tjera nga Pfizer

Një tjetër sasi vaksinash nga Pfizer mbërrijnë në Shqipëri këtë të hënë. .

“Janë më shumë se 9 mijë doza të Pfizer, të cilat mbërrijnë sot dhe fillon menjëherë vijimi i vaksinimit sa i përket dozave të dyta. Ne kemi kryer më shumë se 24 mijë vaksinime që janë personel mjekësor, të moshuar +80 dhe të moshuar në shtëpitë e të moshuarve”, ka thënë Ogerta Manastirliu për TV Klan.


Veç mjekëve dhe të moshuarve që prej të shtunës procesi i vaksinimit ka nisur edhe tek mësuesit. Tirana ishte e para që po e injektoi vaksinën AstraZeneca në këtë kategori.

“Ditën e shtunë kemi vaksinuar 5 shkolla, rreth 200 mësues”.

Nga kjo e hënë procesi i vaksinimit për mësuesit është shtrirë në të gjithë vendin.

“Në të gjitha njësitë vendore të kujdesit shëndetësor janë shpërndarë dozat e vaksinës, është bërë organizimi nëpërmjet drejtorive arsimore rajonale. Po bëhet edhe një organizim ku shkolla të caktuara do të shërbejnë si qendra vaksinimi në një grup shkollash në një territor të caktuar”.

Shqipëria ka nisur procesin e vaksinimit në 11 Janar të 2021, fillimisht me dozat e Pfizer dhe që prej 13 Marsit po injektohet dhe AstraZeneca.

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Lajme
Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në

Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në "lloç"

Komunat
Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Lajme
Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Lajme
Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Lajme
Kalo në kategori