LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria me jetëgjatësinë më të lartë në rajon, gratë jetojnë më shumë se burrat

Shqipëria me jetëgjatësinë më të lartë në rajon, gratë jetojnë më shumë se burrat

Në Shqipëri, gratë jetojnë më gjatë se burrat. 3.5 vite më shumë është hendeku midis dy gjinive, sipas të dhënave për jetëgjatësinë të publikuara nga Eurostat për vitin 2022.

Pavarësisht një rënie gjatë fillimit të pandemisë Covid-19, jetëgjatësia nisi të rritej sërish në vendin tonë 2 vite më parë. Konkretisht jetëgjatësia mesatare te burrat arriti në 77.4 vjet, ndërsa tek gratë 80.9 vjet. Çka tregon se gratë jetuan mesatarisht 3.5 vite më shumë.


Mesatarisht shqiptarët jetojnë 79.1 vite duke arritur kështu përsëri nivelin e 2019. Edhe pse jemi poshtë mesatares së Bashkimit Evropian, krahasuar me rajonin ne kemi moshën më të lartë të jetëgjatësisë. Pas Shqipërisë, vjen Kroacia me 77.7 vjet, Serbia 75.2 vjet, Mali i Zi 73.8 vjet (2021) dhe më pak nga të gjithë Maqedonia e Veriut me 73.2 vjet (2021). Për Kosovën nuk ka të dhëna.

Ndalur në Bashkimin Evropian mesatarja e jetëgjatësisë arriti në 80.6 vjet në 2022 me 0.5 vjet më shumë nga viti 2021. Gjatë dy dekadave, që nga viti 2002, vlera më e lartë u regjistrua në vitin 2019 kur jetëgjatësia në lindje arriti në 81.3 vjet. Në vitin 2022, jetëgjatësia në lindje në BE u rrit, por nuk arriti vlerën e vitit 2019.

Jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Evropën statistikat tregojnë se gratë jetojnë më shumë se burrat. Nëse i krahasojmë sipas shteteve më gjatë njerëzit jetojnë në Lihtenshtajn, pasuar më tej nga Zvicra dhe Spanja. Ndërsa nëse ndalemi sipas rajoneve, jetëgjatësinë më të lartë në lindje e regjistron rajoni spanjoll i Comunidad de Madrid (85.2 vjet), i ndjekur nga Provincia Autonoma di Trento në Itali (84.4 vjet), Ile de France në Francë (84.1 vjet), Stokholmi në Suedi ( 84.0 vjeç), dhe Comunidad Foral de Navarra në Spanjë (83.9 vjet).

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori