Avokati Spartak Ngjela, kujton ditën kur tre vjet më parë, në stadiumin e Beogradit u lëshua droni me flamurin e Shqipërisë etnike.
Sipas tij, “ky ishte fillimi neopatriotizmit shqiptar; dhe ishte edhe poetika epike dhe heroike e shqiptarëve që tani kërkojnë rivlerësimin e identitetit të tyre si arbënorë të Arbërisë së gjymtuar”.
STATUSI I PLOTË I NGJELËS:
Për dy ditë mbushen plot tre vjet nga rasti i madh historik i heroikës dhe shfaqjes patriotike shqiptare: hedhja e dronit të Shqipërisë etnike në stadiumin e Beogradit, mbi kokat e 30 mijë serbëve.
Pse u shfaq me kaq sulm ky fakt i madh i historisë shqiptare?
Ky ishte fillimi neopatriotizmit shqiptar; dhe ishte edhe poetika epike dhe heroike e shqiptarëve që tani kërkojnë rivlerësimin e identitetit të tyre si arbënorë të Arbërisë së gjymtuar.
Por këtu filloi ngritja reale e moralit të rinisë shqiptare që e kërkon atdheun e saj me identitet shqiptar real dhe historik.
Këtu, për shqiptarët e sulmuar dhe shitur ligsht edhe nga lidersitët e tyre politikë, doli në pah po realisht koncepti i formuar i dashurise për atdheun dhe bashkimin kombëtar si etni e madhe.
Por këtu filloi edhe sulmi i madh antishqiptar me të gjithë spiuninë serbe në Shqipëri dhe në Kosovë.
E dini pse?
Sepse këtu u shfaq në fakt lajmi i madh i bashkimit të shqiptarëve të shpërndarë me përdhunë në katër shtete të Ballkanit Perëndimor; por këtu filloi të shfaqet edhe frika e pushtuesve të tokave shqiptarë, që spikati me turli lloj mbeturinash kombëtare që u hodhën për të zhvlerësuar madhështinë e simbolit etnik shqiptar, bashkuar me flamurin kombëtar.
Cilët ishin e janë këta?
Këta janë:
Një grusht hoxhallarësh që sulmuan e sulmojnë Gjergj Kastriotin; një grusht intelektualësh të vobegtë mendërisht që nuk dihet ku kullosin e thanë që Gjergj Kastrìoti nuk është shqiptar; një tufë tjetër injorantësh, të blerë, sigurisht, thanë e thonë, që kosovarët nuk janë shqiptarë, dhe sa nuk na thanë që janë sllavë; një grusht tjetër injorantësh thanë e po thonë që shqiptarët nuk kanë identitet historik…
Thanë e ç’nuk thanë, por një gjë nuk e thanë e nuk e thonë dot, dhe nuk do ta thonë dot asnjëherë, për pyetjen: po gjuha shqipe që flasin shqiptarët çfarë gjuhe ËSHTË?
Ja, këtu ngecën dhe u bënë qesharakë… Sot brezi i ri i shqiptarëve kudo ku janë, tallet me ta.
Pas hedhjes së Dronit, Shqipëria dhe e gjithë bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor morën rëndësinë që duhej të kishin në shekuj për shfaqjen me guxim të historisë së tyre.
Por droni, me flamurin shqiptar dhe me të gjithë etninë shqiptare si atdhe të shqiptarëve në të, bashkë me portretet e dy figurave historike të lartësuara përanash tij, nuk ishte rastësi por domosdoshmëri e kësaj kohe që kërkon të vendosë të drejtat e nëpërkëmbura të shqiptarëve, të shkelura deri me genocid antishqiptar grek dhe serb.
Është e njohur në histori që një akt heroik për ngritjen e dinjitetit kombëtar të një populli, vjen dhe bëhet hapi i parë i një historie të re kombëtare.
Ja, kjo ndodhi në marsin e vitit 2015… dhe kjo po vazhdon e do të vijojë të zhvillojë konceptin çlirues dhe plot krenari të Shqipërisë etnike.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut
Dimitrov: Një marrëveshje më e mirë për palën greke do të thotë një marrëveshje më e keqe për palën maqedonase dhe anasjelltas
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare
Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje
Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin
“LDK refuzon farsën e darkave” - Abdixhiku thotë se PDK u instrumentalizua nga pushteti, kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti
KFOR-i mohoi se ishte përfshirë në largimin e terrositëve nga Banjska - Grupi Ndërkombëtar i Krizave ndryshon raportin
Mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve, Policia dhe Prokuroria nisin hetimet
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm
Luiz Ejlli ndez atmosferën në festën e Big Brother - Egla Ceno i bashkohet në skenë duke bërë 'twerk'
U raportua se ka blerë shtëpinë e Sergio Ramos në Madrid, por Mbappe ka marrë atë të legjendës tjetër të Realit
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën
Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi