LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria, e para në botë për konsum kokaine

Shqipëria, e para në botë për konsum kokaine

Kohë më parë ishte prezantuar një hartë, përmes të cilës është shpjeguar në detaje se cilat janë vendet e botës që konsumojnë më së shumti kanabis, alkool dhe cigare, shkruan e përditshmja angleze Telegraph.

Por pjesa e dytë e dokumentarit të prezantuar nga kuzhinieri i famshëm Gordon Ramsay, ka prezantuar hartat me vendet që më së shumti konsumojnë kokainë, transmeton Telegrafi.

Harta e publikuar më poshtë shfaq vende të ndryshme të botës,0 që bazuar në përqindjen e popullsisë janë vlerësuar se sa e konsumojnë kokainë.

Këto statistika janë të disponueshme edhe në ueb-faqen e zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe Krim.

Vendet e shënjuara me ngjyra më të mbylltë tregojnë territore që konsumojnë më së shumti kokainë, ndërsa ato me ngjyra më të lehta janë konsumuese më të vogla të kësaj lënde narkotike.

Por, ajo çfarë është më së shumti shqetësues është fakti që Shqipëria i prinë kësaj liste. Bazuar në kokë banori, në Shqipëri afro 2.5 përqind e popullsisë janë konsumues të kokainës e pasuar nga Skocia me 2.34 përqind.

Më poshtë mund ta gjeni listën e 20 vendeve që më së shumti konsumojnë kokainë në botë:

Shqipëria – 2.5 përqind

Skocia – 2.34

Shtetet e Bashkuara – 2.3

Angluia dhe Wales – 2.25

Spanja – 2.2

Australia – 2.1

Urugai 1.8

Kili – 1.73

Holanda – 1.6

Irlanda – 1.5

Kanada 1.46

Aruba – 1.3

Bermuda – 1.3

Gana – 1.1

Italia – 1.1

Franca – 1.1

Izraeli – 1.07

Islanda – 1.06

Kosta Rika – 1.06

Luksemburgu – 1.04