LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria e gatshme për Evropian (Video)

Shqipëria e gatshme për Evropian (Video)

Kombëtarja e Shqipërisë e ka mposhtur me lehtësi Katarin (3-1) në ndeshjen miqësore që i shërben si parapërgatitje për ‘Euro 2016’.

Edhe pse askush nuk e kishte pritur, të parët shënuan lojtarët e Katarit. Abdulkarim Hassan Fadlalla befasoi duke realizuar që në minutën e parë. Goli erdhi pas një ndërprerjeje që u pasua me gjuajtje të lirë dhe nga harkimi i Tabatas u ndëshkuan kuqezinjtë.


Mirëpo, pas një dominimi të vazhdueshëm, Shqipëria arriti të barazojë. Pas një harkimi nga këndi, Arlind Ajeti reagoi për mrekulli për të realizuar (23’). Ky ishte goli i tij i parë me fanellën e Kombëtares kuqezi.

Pas një paraqitjeje shumë të mirë në këtë ndeshje, Ermir Lenjani u shndërrua në protagonist (40’). Anësori shqiptar reagoi për mrekulli në zonë duke e kontrolluar mirë topin, u rrotullua dhe shënoi. Dhe pas fillimit jo të mirë, Shqipëria e mbylli pjesën e parë me epërsi.

Në vazhdim, Kombëtarja Kuqezi shënoi edhe golin e tretë. Protagonist i këtij goli të bukur ishte Armando Sadiku, i cili realizoi në minutën e 64. Ai pranoi një top nga Lorik Cana dhe goditi me të djathtën nga jashtë zonës, ndërsa topi u ndal në rrjet.

Padyshim se kjo fitore u shërben lojtarëve për të ngritur vetëbesimin para Kampionatit Evropian, ndërkohë që trajneri Gianni de Biasi ka një pasqyrë se ku duhet intervenuar për përmirësimin e skuadrës, në mënyrë që të rezultojë sa më e suksesshme në Francë. /Telegrafi/

Shqipëria në disavantash pas 59 sekondash.

Posted by Telegrafi Sport on Sonntag, 29. Mai 2016

1-1: Barazon Shqipëria, shënon Ajeti një supergol 🙂

Posted by Telegrafi Sport on Sonntag, 29. Mai 2016

1-2: Shqipëria në epërsi, shënon Ermir Lenjani.

Posted by Telegrafi Sport on Sonntag, 29. Mai 2016

Naser Aliji si Ronaldinho Gaúcho, por e përfundon me simulim.

Posted by Telegrafi Sport on Sonntag, 29. Mai 2016

1-3: Shijojeni këtë supergol të bukur nga Sadiku nga distanca 🙂

Posted by Telegrafi Sport on Sonntag, 29. Mai 2016

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori