LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria dhe Kosova ndahen në paqe në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror

Shqipëria dhe Kosova ndahen në paqe në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror

Kombëtarja e Shqipërisë dhe Përfaqësuesja e Kosovës ndodhen në të njëjtin grup për kualifikimet e Kampionatit Botëror për femra.

Kësisoj dy ekipet përfaqësuese janë përballur në ndeshjen e parë të grupit, ku në fund rezultati ka qenë i barabartë 1-1.


Ndeshja e zhvilluar në stadiumin Elbasan Arena ka qenë fantastike, me shumë raste të krijuara e me rivalitet sportiv brenda fushës.

Gjithsesi të parat që shënuan ishin futbollistet e Shqipërisë, pasi në minutën e 43-të kaluan në epërsi.

Megi Doci realizoi nga penalltia për t’i dhënë epërsinë Shqipërisë 1-0, me të cilin rezultat përfunduan 45 minutat e para.

Përzgjedhësja e Kosovës, Afërdita Fazlija bëri disa ndryshime në pjesën e dytë, ndryshime që dolën të suksesshme.

Ishte minuta e 72-të e ndeshjes, kur Erleta Memeti asistoi bukur te Valentina Limani e cila realizoi për ta barazuar rezultatin në 1-1.

Deri në fund të ndeshjes, të dyja ekipet përfaqësuese kishin disa raste shënimi, por gola më nuk pati dhe ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë.

Ndeshjen e radhës Shqipëria e zhvillon pas pesë ditëve në udhëtim te Belgjika, derisa Kosova pret Norvegjinë që është lidere e grupit.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori