LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria dekreton ligjet për anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë

Shqipëria dekreton ligjet për anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar dy ligjet e miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë, për anëtarësimin në Aleancën Veri-Atlantike të Finlandës dhe të Suedisë.

Kreu i shtetit shqiptar nuk ka humbur kohë dhe ka dekretuar pa vonesa këto dy ligje që ratifikojnë protokollin e NATO-s për dy anëtarësimet e reja.

Shqipëria ka ndjekur me përparësi procedurat e brendshme ligjore lidhur me anëtarësimin e këtyre dy vendeve në NATO.


Anëtarësimi i këtyre vendeve mike patjetër që është një zhvillim historik dhe ndryshim i madh strategjik, që mbështetet në çdo hap nga Shqipëria. Jemi të bindur se anëtarësia e tyre do të ndikojë në forcimin e kontributit të përbashkët në këtë aleancë. Së bashku qëndrojmë më të fortë”, thuhet në mesazhin e Presidencës së Shqipërisë.

Kuvendi i Shqipërisë miraton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO
Lexo po ashtu Kuvendi i Shqipërisë miraton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Shqipëria pas Kanadasë bëhet kështu shteti i dytë anëtar i NATO-s që aprovoi zgjerimin e aleancës veri-atlantike të mbrojtjes me dy shtetet veriore evropiane.

Deri më tani, vetëm Turqia e ka kundërshtuar anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë, por këto kundërshtime janë mënjanuar pasi që dy shtetet kanë bërë një sërë kompromisesh me këtë anëtar të NATO-s. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Ekstradohet nga SHBA ish-oficeri shqiptar i kërkuar për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit shtetëror

Ekstradohet nga SHBA ish-oficeri shqiptar i kërkuar për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit shtetëror

Lajme
Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Lajme
Kalo në kategori