LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Shqipërisë miraton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Kuvendi i Shqipërisë miraton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Kuvendi i Shqipërisë miratoi të enjten, më 7 korrik protokollet për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Shqipëria bëhet kështu shteti i dytë anëtar i NATO-s që aprovoi zgjerimin e aleancës veri-atlantike të mbrojtjes me dy shtetet veriore evropiane.

Të martën Kanadaja u bë shteti i parë që ratifikoi në parlamentin e saj anëtarësimin e dy vendeve nordike në NATO.

“Kanadaja mbështet me entuziazëm Finlandën dhe Suedinë për t’u bashkuar me NATO-n. Këtë mëngjes, ne ishim të parët që ratifikuam zyrtarisht pranimin e tyre në Aleancë. Ne jemi më të fortë së bashku,” shkroi ministrja e Jashtme Melanie Jolie të martën në Twitter.

NATO fillon zyrtarisht procesin e ratifikimit të anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës
Lexo po ashtu NATO fillon zyrtarisht procesin e ratifikimit të anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës

Finlanda dhe Suedia, të cilat deri më tani kanë mbajtur neutralitet ushtarak, kanë aplikuar të bëhen shtete anëtare të NATO-s pas pushtimit rus në Ukrainë. Dy shtetet kanë nënshkruar protokoll për anëtarësim në NATO më 5 korrik.

Protokolli i pranimit duhet të aprovohet nga parlamentet e 30 vendeve anëtare të aleancës para aderimit formal të dyja shteteve.

Deri më tani, vetëm Turqia e ka kundërshtuar anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë, por këto kundërshtime janë mënjanuar pasi që dy shtetet kanë bërë një sërë kompromisesh me këtë anëtar të NATO-s.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori