Shqipëria të shtunën do të vazhdojë të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare përgjatë relieveve malore të vendit në orët e mesditës deri ato të pasdites.


Reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët do të ketë përgjatë relieveve malore të vendit në mesditë deri pasdite, ndërkaq në relievet e larta malore kryesisht në veri dhe në lindje reshjet në formën e shtrëngatave në periudha tepër afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 6 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzim në det të forcës 1-3 ballë. /Telegrafi/