LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, arrestohet një mësues për ngacmim seksual ndaj dy të miturave

Shqipëri, arrestohet një mësues për ngacmim seksual ndaj dy të miturave
Policia Shqiptare

Policia e Gjirokastrës njoftoi të mërkurën se arrestoi një mësues të një shkolle 9-vjeçare në qytetin e Tepelenës, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht 2 vajza të mitura.

Policia tha se 59-vjeçari Kleanth Laçi, mësues i edukimit fizik, u arrestua pas hetimeve për goditjen fizike ndaj tij pak ditë më parë nga disa persona.

Një 29-vjeçar u dorëzua në polici duke pranuar se kishte dhunuar Kleanth Laçin pasi ky i fundit i kishte ngacmuar seksualisht motrën e tij të mitur.

Në një reagim në rrjetin social Facebook ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se “mësuesi Kleanth Laçi është pezulluar nga puna deri në përfundimin e hetimeve nga ana e policisë.”

“Besojmë fort se organet e drejtësisë do ta zbardhin shumë shpejt të vërtetën e kësaj ngjarjeje dhe do të marrin vendimet e duhura ligjore”, pohoi zonja Kushi.

“Qëndrimi ynë për këto raste është i prerë dhe nëse vërtetohet fajësia, krahas dënimit nga organet e drejtësisë, personat përgjegjës përjashtohen përgjithmonë nga sistemi arsimor”, deklaroi ministrja e Arsimit.

Zonja Kushi paralajmëroi përmirësime në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, ku sipas saj pritet të shtohet një nen i ri, i cili do të miratohet së shpejti në Kuvendin e Shqipërisë për të mos lejuar të punojnë në institucionet arsimore personat që cënojnë shëndetin dhe mirëqenien e nxënësve.

Ngacmimi seksual është dukuri e përhapur në Shqipëri sidomos në shkolla dhe manifestohet në mënyra të ndryshme.

Një studim kombëtar për “Dhunën seksuale dhe ngacmimet seksuale” në Shqipëri, fundivitin e shkuar tregoi se ngacmimet seksuale ndaj të miturve mbeten problematike, pavarësisht se numri i denoncimeve është rritur.

Studimi i realizuar nga organizata AlbanianWomen Empowerment Network (AWEN) dëshmonte se mungesa e besueshmërisë tek institucionet ishte barrierë për mos denoncimin e rasteve.

“Problem i përsëritur mbetet edhe mungesa e sigurisë në shkolla”, vlerësonte studimi duke sjellë në vëmendje rastet e abuzimeve seksuale në mjediset shkollore shqiptare./VOA

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori