LAJMI I FUNDIT:

Shqetësuese shkalla e nepotizmit në institucionet e Kosovës

Shqetësuese shkalla e nepotizmit në institucionet e Kosovës

Shaip Havolli, Shef i Agjensisë Kundër Korrupsionit ka thënë se fenomeni i nepotizmit në institucione është shqetësues.

“Agjensia është duke i hetuar rastet e konfliktit të interesit dhe ushtrimit të ndikimit. Agjensia shumë shpejt do të dalë me qëndrim për të njoftuar publikun për këto raste. Këtë vit kemi një numër më të madh të raportimit të rasteve”, ka thënë ai, në RTK.

Imer Beka, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka thënë se Prokuroria është duke u marrë me më shumë se dhjetë raste.


“Ka ndërhyrje në konkurse dhe shumë herë merren në punë personat jo meritorë. Kohët e fundit jemi duke zhvilluar hetime për më shumë se dhjetë raste. Duhet t’i besohet Prokurorisë dhe rastet duhet që të denoncohen”, është shprehur ai.

Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se nuk ka vullnet politik për adresimin e kësaj dukurie.

“Dukuria e nepotizimit është shqetësuese deri në atë shkallë sa që njerëzit me integritet janë dëshpruar. Nuk ka vullnet politik për ta adresuar këtë çështje nga politika, sepse vetë e ka krijuar këtë gjendje”, ka thënë ai.

Deputeti Milaim Zeka ka thënë se edhe partia përmes së cilës është bërë deputet sa i takon aspektit të punësimeve nuk dallon nga subjektet e tjera në vend.

“Partia përmes së cilës jam bërë deputet NISMA Socialdemokrate asgjë nuk dallon nga partitë e tjera, duke punësuar familjarë. Vetëm lëvizja Vetëvendosje bën përjashtim, të cilës nuk ia pranojnë listat e punësimit”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht të dheut të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht të dheut të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Lajme
Qorrolli: Ranë maskat e LDK-së, votat e manipuluara duhet të anulohen

Qorrolli: Ranë maskat e LDK-së, votat e manipuluara duhet të anulohen

Lajme
Vdekja e dy vajzave në aksidentin në Ranillug, Kurti shkon për ngushëllime te familjet Basha dhe Thaqi

Vdekja e dy vajzave në aksidentin në Ranillug, Kurti shkon për ngushëllime te familjet Basha dhe Thaqi

Lajme
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Spiropali: Baca Haxhi në vend të Hashimit kemi ardhur të të përcjellim të gjithë ne nga Shqipëria e shqiptaria

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Spiropali: Baca Haxhi në vend të Hashimit kemi ardhur të të përcjellim të gjithë ne nga Shqipëria e shqiptaria

Lajme
Linda Rama: Nuk qëndrova dot në Tiranë, doja të jem këtu sot me nënën dhe gruan e Hashim Thaçit

Linda Rama: Nuk qëndrova dot në Tiranë, doja të jem këtu sot me nënën dhe gruan e Hashim Thaçit

Lajme
Marrëveshja Kosovë, Shqipëri e Kroaci - Maqedonci: Nuk është kërcënim, por mesazh për ata që kërcënojnë rajonin

Marrëveshja Kosovë, Shqipëri e Kroaci - Maqedonci: Nuk është kërcënim, por mesazh për ata që kërcënojnë rajonin

Lajme
Kalo në kategori