LAJMI I FUNDIT:

Shqetësuese ikja e punëtorëve shëndetësorë, nga janari i këtij viti 32 mjekë braktisën institucionet shëndetësore publike

Shqetësuese ikja e punëtorëve shëndetësorë, nga janari i këtij viti 32 mjekë braktisën institucionet shëndetësore publike

Ligji i ri i pagave nuk ka ndryshuar asgjë tek sektori shëndetësor, kjo pasi mjekët janë duke i lënë institucionet shtetërore shëndetësore për një rrogë më të mirë, qoftë për të shkuar e punuar jashtë vendit, apo për t’u angazhuar në sektorin privat në vend. 

Që nga muaji janar i këtij vitit, 32 mjekë kanë lënë institucionet shëndetësor, 24 në muajin janar dhe 8 në ditët e para të muajit shkurt.

Kështu bëri të ditur në një prononcim për Telegrafin, kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu.

Sipas tij, kushtet e punës nuk janë ato që do të duhej të ishin për punëtorët shëndetësorë, në këtë rast për mjekët, për të dhënë më të mirën e tyre.

Pleurat Sejdiu, kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës

Sejdiu tregoi se gjatë vitit 2022, 211 mjekë janë larguar nga Kosova për kushte dhe rrogë më të mirë.

“Gjatë vitit 2022 kanë qenë 211 mjekë, të cilët janë larguar prej Kosovës, d.m.th që i kanë përgatitur dokumentet për t’u larguar nga Kosova. Nga janari i këtij viti, deri më sot, janë 32 mjekë të cilët i kanë përgatitur dokumentet për t’u larguar nga Kosova”, ka thënë Sejdiu.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës tregoi se “sa i përket arsyeve të ikjes së mjekëve janë kushtet e punës, mundësia për specializim kualitativ dhe e treta është pagesa”.

“Ka qenë një pritje për një koeficient më të lartë, prandaj edhe është shprehur një pakënaqësi nga anëtarësia jonë, në ditën kur ka dal koeficienti. Është shqetësuese, sepse nëse e marrim një mesatare prej 25-26 mjekë, që shkojnë në muaj, atëherë kjo shifër mund të arrijë afër 300. Është një gjeneratë komplet e re e cila do duhej të zëvendësonte gjeneratën që do të shkonte në pensionim”, ka thënë Sejdiu.

I pari i Odës së Mjekëve tregoi gjatë një takimi që ka pasur me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ai i ka thënë se Qeveria do të provojë ta zvogëlojë numrin e mjekëve që po largohen nga institucionet shtetërore.

“Ne kemi pas një takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kemi biseduar… Qeveria do të provojë që përmes stimulimeve të ndryshme, jo vetëm ato financiare, por edhe me shkollime dhe do të bëj të pamundur që të zvogëlohet ky numër. Largimi nuk mund të ndalet, por të kontrollohet dhe të zvogëlohet…”, ka thënë ndër të tjera, Sejdiu për Telegrafin.

Edhe kryetarja e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Tevide Imeri, për Telegrafin tha se diku rreth 800 punëtorë shëndetësorë kanë ikur nga institucionet shëndetësore shtetërore.

Ndërkaq, ajo tha se rreth 600 infermierë janë kontraktuar nga disa kompani private për të punuar jashtë vendit.

Tevide Imeri, kryetarja e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë

“Diku rreth 800 punëtorë kanë ikur vitin që e lamë pas. Rreth 600 infermierë janë kontraktuar me kompani jashtë vendit. Sivjet pritet që ky numër ndoshta edhe të rritet”, tha ajo.

Edhe Imeri tha se nuk e kanë mirëpritur koeficientin e pagave prej 105 euro.

“Me vlerën që është përfolur, prej 120 euro, ka pasur pak pritshmëri se do të jetë më mirë, por me vlerën që u bë publike 105 euro, punëtorët janë tronditur pak, pasi kanë pasur pritshmëri për koeficientin 120 euro”, u shpreh ajo.

“Edhe paga edhe kushtet e punës në ta cilat punojnë, janë të rënda. Nuk do të ketë vetëm ikje jashtë vendit, por do të ketë migrime dhe brenda vendit, pasi ka spitale private që ofrojnë kushte më të mira”, tha ajo.

Kryetarja e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë theksoi se edhe me pagesën e kujdestarive nuk janë të kënaqur.

“Edhe tek kujdestarit nuk është që janë të kënaqur nga kjo që kemi pa, por do ta shohim versionin final kur të del paga në fillim të muajit tjetër”.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2023, ku përfshihet edhe koeficienti të ketë vlerën 105 euro.

Pas miratimit të vlerës së koeficientit, pagat në sektorin publik për muajin shkurt do të dalin sipas Ligjit të Pagave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deklaratat kërcënuese të Vuçiqit, reagon Sanduloviq: Kam paralajmëruar se kjo do të ndodh, por BE-ja dhe ShBA-të nuk më dëgjuan

Deklaratat kërcënuese të Vuçiqit, reagon Sanduloviq: Kam paralajmëruar se kjo do të ndodh, por BE-ja dhe ShBA-të nuk më dëgjuan

Lajme
Ndërron jetë ish-shefi i sigurimit të Thaçit, Xhavit Ferizi - Raketa

Ndërron jetë ish-shefi i sigurimit të Thaçit, Xhavit Ferizi - Raketa

Lajme
QKSS: Çfarë është “Projekti 5000” i Serbisë dhe pse duhet të jemi të shqetësuar?

QKSS: Çfarë është “Projekti 5000” i Serbisë dhe pse duhet të jemi të shqetësuar?

Lajme
Deklarimet e Vuçiqit për luftë, deputeti gjerman i reagon ashpër Borrellit e Lajçakut, po e akuzoni Kurtin pa arsye

Deklarimet e Vuçiqit për luftë, deputeti gjerman i reagon ashpër Borrellit e Lajçakut, po e akuzoni Kurtin pa arsye

Politikë
Pak para takimit në Bruksel për çështjen e dinarit serb, Lekaj e Statovci japin qëndrimet e tyre

Pak para takimit në Bruksel për çështjen e dinarit serb, Lekaj e Statovci japin qëndrimet e tyre

Elfije Boletini
Policia në kërkim të Shkelzen Ahmetit nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të Shkelzen Ahmetit nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Lajme
Kalo në kategori