LAJMI I FUNDIT:

Shqetësimet e Serbisë për themelimin e Ushtrisë së Kosovës (Video)

Shqetësimet e Serbisë për themelimin e Ushtrisë së Kosovës (Video)

Themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës mund të jetë vetëm një kërcënim për stabilitetin dhe të ardhmen paqësore të serbëve dhe shqiptarëe, thonë në Qeverinë e Serbisë.

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i ka thënë TribunaChannel se një destabilizim të tillë nuk do ta donin asnjëra palë.


“Sa i përket qëndrimit të Qeverisë së Serbisë është e qartë se – në bazë të marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës, e qershorit të vitit 1999 në mes të ushtrisë jugosllave dhe të NATO-s, përkatësisht KFOR-it, forcë e vetme ligjore e armatosur në territorin e Kosovës (Kosovës dhe Metohisë, siç ne themi) është KFOR.

Ne mendojmë se çdo militarizimi i ri në rajon, që ka vuajtur aq shumë për shkak të luftrave, mund të jetë vetëm një kërcënim për stabilitetin dhe të ardhmen paqësore të serbëve dhe shqiptarëve, të cilën ne të gjithë e duam”, ka thënë Marko Gjuriq.

Por, në Qeverinë e Kosovës shprehen se themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është shumë i rëndësishëm për stabilitetin dhe paqen në rajon.

“Ushtria e Kosovës do të formohet së shpejti,” është shprehur për TribunaChannel ministrja për dialog Edita Tahiri.

Përfaqësues të opozitës në Kosovë, pretendojnë se themelimi i forcës mund të bëhet vetëm nëse bëhen pazare të reja me Qeverinë e Serbisë.

Por, këtë e mohon ministrja për dialog, Edita Tahiri, si kryenegociatore e nivelit teknik të bisedimeve me Serbinë, në Bruksel.