LAJMI I FUNDIT:

Shpresa e Moskës dhe Beogradit janë të korruptuarit e mëdhenj shqiptarë

Shpresa e Moskës dhe Beogradit janë të korruptuarit e mëdhenj shqiptarë

Spartak Ngjela

Kot pret Moska dhe Beogradi që me të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë, ta kthejë politikën proamerikane të shqiptarëve drejt Beogradit dhe Moskës. Nëse do t’i qajë Putini këta të korruptuar, le të fillojë të qajë që tani. Nëse mallëngjehet Beogradi ekstrem që ëndërron Kosovën, le ta vijojë mallëngjimin: Kosova është e shqiptarëve dhe ajo e ka fituar lirinë me gjakun e bijve të saj dhe me përkrahjen e madhe të politikës amerikane; me brilancën e presidentit amerikën Bill Clinton dhe me të gjitha ushtritë e NATO-s.


Kaq pa mend janë këta pushtues që mendojnë të kthejnë historinë mbrapa duke pasur Amerikën kundër? Nuk po lënë gurë pa luajtur: kanë mobilizuar spiunë të vjetër, hoxhallarë të blerë; pseudohistorianë shqiptarë në Shqipëri dhe në Kosovë që kanë kurajë të flasin kundër heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut; thonë që kosovarët nuk janë shqiptarë po kosovarë, domethënë që janë serbë që dinë dhe shqip; dhe… lloj-lloj turpesh të tjera, por që nuk ua var më askush as në Shqipëri dhe as në Kosovë.

Po lodhen kot…

Politika ruse duhet të jetë e kthjellët dhe racionale me historinë: të gjitha aneksimit e dhunshme dhe të mbarsura me gjenocid antishqiptar që ajo i ka bërë në favor të shteteve liliputë sllavë të ngritur mbi territore të gjera shqiptare të pushtuara; tani janë drejt fundit.

Është e pamundur që një histori e nisur keq kundër një populli të mbarojë keq, kur ai popull me heroizëm i ka mbijetuar një historie me tmerr gjenocidal në dy shekuj rresht kundër tij.

Ja këtë nuk dinë as spiunët pseudohistorianë, as hoxhallarët e ardhur nga orienti që paguhen nga Beogradi prej një shekulli, as të korruptuarit e politikës së lartë shqiptare që mendojnë të bëjnë revolucion prosllav në Shqipëri, as agjentët rusë që ndihmojnë Saliun dhe Bashën e kompani që të destabilizojnë Shqipërinë me përplasje shoqërore, as të blerët dhe të paguarit e krimit ordiner që sorollaten për të vrarë nëpër tubime.

Të gjithë të humbur janë.

Por, nëse ka ligj, forca e ligjit duhet t’i tregojë goditjen drastike këtyre keqbërësve që duan të destabilizojnë Shqipërinë dhe që, duke masakruar shqiptarët, të shpëtojnë gjënë e vjedhur.

Koha nuk i pranon më. Shinë një shekull në shpinë të shqiptarëve me paratë e Beogradit, Athinës dhe Moskës. Tani nuk kanë më asnjë forcë, se janë pa fare peshë në opinionin publik të të dy shteteve shqiptare në Ballkan.

Në trend

Më shumë
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Boks
Vuçiq akuzon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Vuçiq akuzon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Serbia
Trajneri i ri i Liverpoolit përmend Dritën në fjalimin e tij lamtumirës për Feyenoordin

Trajneri i ri i Liverpoolit përmend Dritën në fjalimin e tij lamtumirës për Feyenoordin

Ndërkombëtare
Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Boks
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Lajme
Kalo në kategori