LAJMI I FUNDIT:

Shpëtohen alpinistët që humbën në malin e lartë (Video)

Shpëtohen alpinistët që humbën në malin e lartë (Video)

Alpinistët që humbën në një mal në Glencoe të Skocisë, janë gjetur nga forcat e rendit dhe u shpëtuan me helikopter.

Ata kishin telefonuar për ndihmë, derisa ishin n 900 metra lartësi, por ishte vështirë të gjendej lokacioni ku ndodheshin, transmeton Telegrafi.


Me të kaluar natën në qiell të hapur, të ekspozuar ndaj shumë elementeve të rrezikshme, u gjenden për tu kthyer sërish në bazën turistike.

“Pjesët malore të Britanisë së Madhe, janë të paparashikueshme dhe nuk duhet nënvlerësuar. Qëndroni afër udhëheqësit dhe zbatoni rregullat me përpikëri”, është thënë në raport. /Telegrafi/