LAJMI I FUNDIT:

Shpëtohen 140 refugjatë që donin të hynin në Maltë, vendosen në barkat turistike jashtë ujërave territoriale

Shpëtohen 140 refugjatë që donin të hynin në Maltë, vendosen në barkat turistike jashtë ujërave territoriale

Forcat bregdetare në Maltë i kanë shpëtuar 140 refugjatë, që rrezikonin të mbyteshin në një barkë gome, por nuk janë lejuar të hynë në këtë shtet, ndërsa janë dërguar që të qëndrojnë jashtë ujërave territoriale nëpër barka turistike.

Anija patrulluese për shpëtim, i ka dërguar ata në barkat e boshatisura që janë të destinuara për turistë, krahas 160 refugjatëve tjerë, që janë vendosur para dy javësh, transmeton Telegrafi.


Në këtë formë, autoritetet malteze iu shpëtuan jetën refugjatëve, por nuk duan që t’i pranojnë ata në shtetin e tyre, apo t’ju mundësojnë kalimin nëpër të.

Qeveria e Maltës ka vendosur që të mos e pranojë më asnjë refugjatë, duke u bërë kështu shteti i dytë në Bashkimin Evropian që e merr një vendim të tillë.

Kryeministri Robert Abela, iu ka bërë të ditur autoriteteve të Bashkimit Evropian, se kufijtë tokësorë dhe ajrorë do t’i hapë vetëm për turistë dhe jo për refugjatë.

Megjithatë, është bërë e ditur se i është lejuar hyrja një grupi prej 19 personave që përfshinë fëmijë dhe gra shtatzëna, por se kjo është bërë për çështje humanitare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori