LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim në lokalin e deputetit serb në Ranillug

Shpërthim në lokalin e deputetit serb në Ranillug

Një mjet shpërthyes dyshohet të ketë shpërthyer të shtunën mbrëma në një lokal në Ranillug.

Lokali dyshohet të jetë pronë e deputetit të Listës Serbe, Zoran Maksimoviq.


Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani konfirmoi për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 22:45, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

“Më datën 06.08.2023 rreth orës 14:15 Stacioni i Policisë Ranillug ka pranuar informacion se tek lokali i quajtur ,,Kod Maksi” pronë e Z.M. (mashkull, kosovar serb) dyshohej se ka shpërthyer një mjet shpërthyes. Rasti dyshohet të këtë ndodhur më datë: 05.08.2023 rreth orës 22:45. Njësitet policore relevante patrulluese, hetues nga Stacioni Policor Ranillug, hetues rajonal duke përfshirë Krim Teknikën Rajonale dhe Njësia për trajtimin e mjeteve eksplozive i janë përgjigjur rastit”, tha ai.

Hashani shtoi tutje se nga vendi i ngjarjes është raportuar se nga ky rast lëndime trupore nuk ka pësuar askush përpos disa dëmeve të vogla materiale.

“Pronari i lokalit nuk është takuar nga policia pasi i njëjti për momentin gjendet në pushime jashtë Republikës së Kosovës”, bëri të ditur Hashani.

Rrethanat se si ka ndodhur rasti vazhdojnë të hetohen nga Hetues Rajonal të Policisë në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori