LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim në fabrikën e armëve: Të paktën katër të vdekur dhe disa të plagosur në Rumani

Shpërthim në fabrikën e armëve: Të paktën katër të vdekur dhe disa të plagosur në Rumani

Një shpërthim të enjten në një fabrikë armësh në një qytet të vogël jugor në Rumani vrau katër persona dhe plagosi katër të tjerë.

Shpërthimi i pasdites ndodhi në qytetin Babeni, rreth 200 kilometra nga kryeqyteti, Bukureshti.


Bëhet e ditur se viktimat ishin tre burra dhe një grua. Ende nuk dihet numri i të plagosurve.

Agjencia e shtypit tha se prokurorët kanë hapur një çështje penale dhe një ekip specialistësh të zbatimit të ligjit janë dërguar për hetime në vendin e shpërthimit.

Sipas ueb-faqes së kompanisë, Energotech Group, fabrika është një furnizues i certifikuar për ministrinë rumune të mbrojtjes dhe NATO-n.

Në vitin 2019, një shpërthim aksidental në të njëjtën fabrikë Babeni vrau një 22-vjeçar. /Telegrafi/