LAJMI I FUNDIT:

Shpërthen bombola, humbë jetën nëna dhe foshnja 6 muajshe

Shpërthen bombola, humbë jetën nëna dhe foshnja 6 muajshe

Një ngjarje e rëndë u shënua në qytetin e Tepelenës pasditen e së martës. Një nënë 35 vjeçare dhe foshnja e saj vetëm 6 muajsh humbën jetën nga zjarri që shpërtheu në banesën e tyre.

Reklama

Zjarri përfshiu shtëpinë me shpejtësi i ndihmuar edhe nga orenditë shtëpiake pa i dhënë mundësi Elona Shehut që të shpëtonte foshnjën e saj dhe veten.

Në ndihme nuk mund t’i vinin as fqinjët. Forcat zjarrfikëse të mbërritura pas njoftimit të komshinjve janë përpjekur të hapin dyert e banesës ku viktimat ndodheshin të vetme.

Zjarri ka shkrumbuar gjithçka dhe nga temperaturë e lartë kanë rënë edhe suvatë e mureve. Zjarrfikësit që shuan flakët gjetën edhe dy viktimat e dëmtuara shumë rëndë nga nxehtësia e madhe.

Grupi hetimor doli në përfundimin se, pati një rrjedhje gazi nga soba që përdorej për ngrohje që ka mbushur të gjithë banesën e më pas ka shpërthyer duke bllokuar dyert. Për këtë arsye nëna nuk ka mundur dot të dale nga banesa e saj.

Kryefamiljari, Genti Shehu ndodhej në punë në momentin e tragjedisë. Çifti ka edhe një fëmijë 5 vjeç që ndodhej në shtëpinë e gjyshërve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po lëviz Kenia drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës?

A po lëviz Kenia drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës?

Lajme
Rashiq flet për prapaskenat e ngjarjeve në veri: Grupi i armatosur priti ndihmë, shpresuan në ndërhyrjen e KFOR-it

Rashiq flet për prapaskenat e ngjarjeve në veri: Grupi i armatosur priti ndihmë, shpresuan në ndërhyrjen e KFOR-it

Siguri
Aeroporti i Kukësit nuk po kryen fluturime, humbja në 2022 rreth 1.5 milionë euro

Aeroporti i Kukësit nuk po kryen fluturime, humbja në 2022 rreth 1.5 milionë euro

Lajme
Vrajolli: Përfshirja e Radoiçiqit në sulmin ndaj policisë në veri - indikacion i drejtpërdrejt që ka involvim të shtetit serb

Vrajolli: Përfshirja e Radoiçiqit në sulmin ndaj policisë në veri - indikacion i drejtpërdrejt që ka involvim të shtetit serb

Lajme
Kurti: Vuçiq më tha në Bruksel, Milan Radoiçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve të Kosovës

Kurti: Vuçiq më tha në Bruksel, Milan Radoiçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve të Kosovës

Lajme
Janjiq: Shumica e njerëzve në Beograd e pranojnë realitetin –  asgjë nuk mund të arrihet me forcë në Kosovë

Janjiq: Shumica e njerëzve në Beograd e pranojnë realitetin – asgjë nuk mund të arrihet me forcë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori