LAJMI I FUNDIT:

Shpërndarja e fjalëkalimeve të Netflix mund të jetë e paligjshme, thotë mbikëqyrësi i të drejtave të autorit në Mbretërinë e Bashkuar

Shpërndarja e fjalëkalimeve të Netflix mund të jetë e paligjshme, thotë mbikëqyrësi i të drejtave të autorit në Mbretërinë e Bashkuar

Ndarja e fjalëkalimeve për shërbimet e transmetimit në internet si Netflix është kundër ligjit, sipas një agjencie qeveritare të Britanisë së Madhe.

Zyra e Pronësisë Intelektuale (IPO) tha të martën se praktika shkelte ligjin për të drejtën e autorit, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.


Është e zakonshme në Mbretërinë e Bashkuar (dhe jo vetëm) që njerëzit që nuk jetojnë së bashku të ndajnë fjalëkalimet e tyre të shërbimit të transmetimit, pavarësisht se kjo zakonisht është kundër kushteve të marrëveshjeve të shërbimit.

Megjithatë, Netflix nuk ka treguar kurrë se do të ndërmerrte ndonjë veprim ligjor në raste të tilla.

Që atëherë, IPO ka hequr referencën për ndarjen e fjalëkalimit në udhëzimet e saj në faqen e internetit të qeverisë.

Megjithatë, një zëdhënës konfirmoi se pozicioni ligjor për ndarjen e fjalëkalimeve nuk kishte ndryshuar – dhe as udhëzimet e IPO-së.

Ata kanë thënë se ndarja e fjalëkalimit ishte një çështje penale dhe civile. /Telegrafi/