LAJMI I FUNDIT:

Shpenzimet e qeverive të Kosovës për udhëtime, dreka dhe mëditje gjatë dy viteve të fundit

Shpenzimet e qeverive të Kosovës për udhëtime, dreka dhe mëditje gjatë dy viteve të fundit

77 mijë euro nga buxheti shtetit janë paguar për darkat, mëditjet dhe udhëtimet jashtë shtetit të Qeverisë Kurti II gjatë nëntë muajve qeverisje vitin e kaluar. Ndërsa gjatë vitit 2020, Qeveria udhëhequr nga Avdullah Hoti për 9 muaj kishte harxhuar 91 mijë euro për këto kategori.

Drekat, mëditjet dhe biletat e udhëtimit jashtë vendit të Qeverisë Kurti II i kushtuan buxhetit të shtetit 77 mijë e 451 euro në vitin 2021.


Mesatarisht i bie që kabineti i Kurtit dhe kabinetet e dy zv. Kryeministrave i kanë shpenzuar nga 271 euro në ditë gjatë nëntë muajve qeverisje vitin e kaluar.

Të dhënat që RTV Dukagjini i ka marrë nga Zyra e Kryeministrit pas kërkesës për qasje në dokumente publike, tregojnë se më së shumti ka harxhuar kabineti i Kurtit me 34 mijë e 401 euro.

Pas tij, vjen kabineti i zëvendëskryeminstrit të parë Besnik Bislimi, i cili ka shpenzuar 31 mijë e 310 euro.

Televizioni nuk ka pranuar të dhëna për zv. Kryeministren Donika Gërvalla – Schwarz, pasi sipas Qeverisë, ajo nuk ka aktivitete në kuadër të ZKM-së.

Ndërsa, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, të cilën e udhëheq Gërvalla, akoma nuk i ka dërguar televizionit të dhënat e kërkuara.

Ndërsa, 11 mijë e 739 është vlera e shpenzimeve të kabintetit të zv. Kryeministres Emilia Rexhepi.

QEVERIA KURTI II

Dreka, mëditje, bileta

Kabineti i kryeministrit Kurti: 34,401.93 euro

Kabineti i Zv. Kryeministrit Besnik Bislimi: 31,310.36 euro

Kabineti i Zv. Kryeministres Donika Gërvalla – Schwarz: Mungojnë të dhënat!

Kabineti i Zv. Kryeministres Emilia Rexhepi: 11,739.11 euro

Qeveria Kurti II – gjithsej shpenzime: 77,451.40 euro

Mesatarisht 272.71 euro të shpenzuara në ditë

Dukagjini ka kërkuar qasje edhe në shpenzimet e të gjitha qeverive gjatë vitit 2020.

Por, më shumë, sipas këtyre të dhënave, për shtatë muaj qeverisje, ekzekutivi i udhëhequr nga Avdullah Hoti ka shpenzuar gjithsej 91 mijë e 317 euro për dreka, mëditje dhe bileta për udhëtime jashtë Kosovës.

Mesatarisht, i bie që çdo ditë janë shpenzuar nga 432 euro.

QEVERIA HOTI (qershor – dhjetor 2020)

Kabineti i kryeministrit Hoti: 57,080.38 euro

Kabineti i Zv. Kryeministrit Driton Selmanaj: 8,297.53

Kabineti i Zv. Kryeministres Albulena Balaj – Halimi: 16,777.86

Kabineti i Zv. Kryeministrit Besnik Tahiri: 8,290.87

Gjithsej shpenzime: 91,317.03

Mesatarisht 432 euro të shpenzuara në ditë

Hoti mori drejtimin e Qeverisë në qershor të 2020-s pasi Qeveria Kurti I u shkarkua nga Kuvendi.

Gjatë mandatit të parë në krye të Ekzekutivit, i cili zgjati katër muaj, Albin Kurti dhe kabineti i tij shpenzuan gjithsej 9 mijë e 441 euro ose mesatarisht 78 euro në ditë.

QEVERIA KURTI 1 (Shkurt-qershor 2020) 3 shkurt – 3 qershor

Dreka, mëditje, bileta

Gjithsej shpenzime: 9,441.92 euro

Mesatarisht 78 euro të shpenzuara në ditë

Por, kampione në shpenzime në dy vitet e fundit, është Qeveria e Ramush Haradinajt, e cila ishte në detyrë nga janari i 2020-s e deri më 3 shkurt të atij viti.

QEVERIA HARADINAJ – (janar – 3 shkurt 2020)

Dreka, mëditje, bileta

Gjithsej shpenzime: 24,285.94

Mesatarisht 714 euro të shpenzuara në ditë

E, për një muaj kjo qeveri ka harxhuar 24 mijë 285 euro për dreka, mëditje dhe bileta udhëtimi ose mesatarisht në ditë 714 euro.

Katër qeveritë brenda dy vjetësh së bashku kanë harxhuar mbi 200 mijë euro për këto kategori./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori