LAJMI I FUNDIT:

Shpenzimet e Gjykatës Speciale arrijnë vlerën e 275 milionë eurove

Shpenzimet e Gjykatës Speciale arrijnë vlerën e 275 milionë eurove

Vetëm një gjykim për krime lufte ka nisur në Gjykatën Speciale, por për gati shtatë vjet të funksionimit të saj, ajo ka shpenzuar gati 300 milionë euro. Kjo shumë po vlerësohet e lartë nga avokatë të licencuar nga Specialja, që e kritikojnë për paaftësi në përfundimin e detyrave të saj. 

275 milionë euro janë shpenzuar nga Dhomat e Specializuara, prej vitit 2016 kur nisi punën ky institucion.

Vitin e parë të funksionimit të plotë Specialja e kishte nisur me 29 milionë euro buxhet, derisa ai është rritur çdo vit.

Granti i fundit është ndarë mesin e vitit të kaluar në vlerë të 110 milionë eurove, e cila vlen deri në mes të 2023-ës.

Ky buxhet është ndarë nga Bashkimi Evropian, financuesi kryesor i Dhomave të Specializuara. Kurse aty kontribuojnë edhe vendet si Norvegjia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zvicra, Kanadaja dhe Turqia.

Përveç financimit nga BE-ja, Specialja ka pranuar edhe 8 milionë e 257 mijë euro fonde nga Norvegjia për të mbështetur zhvendosjen e procedurave në objektet në Hagë.

Kurse, për të informuar qytetarët e Kosovës rreth punës së saj, Gjykata Speciale ka pranuar tre grante nga Zvicra në vlerë të 325 mijë eurove.

Në të dhënat që Specialja ia ka dërguar RTV Dukagjinit, në mesin financuesve gjatë kësaj periudhe nuk figurojnë SHBA-ja, Kanadaja dhe Turqia.

Shumën e shpenzuar nga Specialja e vlerëson të lartë avokati i licencuar nga kjo Gjykatë, Skender Musa.

Pavarësisht të shpenzimit të këtyre milionave, Musa thotë se Gjykata është treguar e paaftë në kryerjen e përgjegjësive të saj.

“Nuk ka pasur gjykatë më të ngathët dhe më të ngadalshme. Me vet faktin që aktakuza ka shkuar në Gjykatë dhe në rast se prokurori kërkon afat shtesë për të hetuar, Gjykata është dashur ta analizojë mirë çështjen e paraburgimit të arrestuar dhe pastaj akuzën ta kthejë në përmirësim në mënyrë që të përfundojnë hetimet”, deklaroi Musa për RTV Dukagjinin.

Kjo shumë është shpenzuar nga Gjykata pa nisur akoma gjykimi ndaj të akuzuarve kryesorë, e deri sa të nis ajo fazë, sipas avokatit Musa, shpenzimet mund të mbërrijnë në mbi një miliard euro.

“Nëse këta me këto seanca kaq të rralla dhe shqyrtim të çështjeve paraprake, të kërkesave dhe ankesave të avokatëve sa i përket çështjes lidhur me provat, kanë shpenzuar 200 milionë atëherë kur fillon procesi gjyqësor që do mund të caktohen seanca çdo ditë atëherë me siguri që shpenzimet rriten dhe mund ta kalojë edhe shifrën 1 miliardë”.

Gjykata Speciale u themelua me vendim të Kuvendit të Kosovës në vitin 2015.

Ajo u bë juridikisht funksionale me hyrjen në fuqi të Rregullores së Procedurës dhe Provave më 5 korrik 2017.

Para kësaj periudhe, zyrtarët e saj kanë punuar në përgatitjen e funksionalizimit të Gjykatës.

Deri më tani, mes të akuzuarve për krime lufte janë edhe ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Salih Mustafa.

Kurse ish-drejtuesit e OVL UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori