LAJMI I FUNDIT:

Shpend Ahmeti: Letra e Blakajt shpërfaqi hajnitë e mashtrimet që u bënë në emër të luftës

Shpend Ahmeti: Letra e Blakajt shpërfaqi hajnitë e mashtrimet që u bënë në emër të luftës

Kryetari i Prishtinës, njëherësh edhe kryetar i Partisë Socialdemokrate të Kosovës (PSD), Shpend Ahmeti duke komentuar rastin e prokurorit të dorëhequr Elez Blakaj, ka thënë se po dalin në shesh keqpërdorimet që janë bërë në emër të luftës.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se akuzat e fundit shpërfaqin problemin më të madh të shtetit, një gjyqësorë në funksion të strukturave të kapura të shtetit.


Ahmeti ndër të tjera ka thënë se fokusi nuk duhet të jetë vetëm te një rast, pasi duhet zbuluar rrjeti, për të kuptiar mashtrimet dhe dëmet reale për shtetin tonë.

Postimi i plotë:

Letra e prokurorit Blakaj në lidhje me rastin e veteranëve dhe dorëheqja e tij po shpërfaqin edhe më shumë atë që po e themi nga dita e parë. Ky rast është si duket definicioni i problemeve të shtetit tonë. Hajni e mashtrime në emër të luftës. Dëme buxhetore nga strukturat parapolitike të instaluara në çdo cep të shtetit tonë. Pronto paraqiste një fotografi të punësimeve dhe u gjykua si e tillë, pra përdorimi i autoritetit dhe pushtetit për punësime. Por, akuzat e fundit shpërfaqin problemin më të madh, të një gjyqësori në funksion të strukturave të kapura të shtetit.

Fokusimi i rastit në vetëm një njeri i bën dëm kësaj çështje. Tani nuk duhet të ndalemi deri në hetimin e plotë të krejt rastit. Atëherë dhe vetëm atëherë do ta kuptojmë rrjetin, mashtrimet dhe dëmet reale për shtetin tonë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori