eksperti ad

Periskopi ka kuptuar nga burime të veta se Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu dhe të tjerë anëtarë, kanë ofruar dorëheqjet nga Kryesia.

“Edhe Shpendi, edhe Dardani, edhe plot te tjerë i kanë ofruar dorëheqjet e veta nga Kryesia. Madje, që të gjithë kanë kërkuar të mos kandidohen më për Kryesi”, thotë një burim brenda VV-së.


Mbledhja e Kryesisë së VV-së po mbahet pasi që u kuptua edhe publikisht për fërkimet brenda VV-së. Deputetët e zyrtarët e lartë të partisë janë ndarë në dy taborë. E gjithë kjo u kuptua pas rrjedhjes së disa shkëmbimeve të mesazheve mes Qendrës së VV-së në Tiranë dhe kryetarit të VV-së, Visar Ymeri.

Më pas, në media doli edhe fyerja që deputetja Aida Dërguti i kishte bërë Albin Kurtit në grupin e përbashkët të komunikimit të anëtarëve të Kryesisë.

Tashmë dorëheqje nga Kryesia dhe pozita e kryetarit të Qendrës në Vushtrri ka dhënë Aida Dërguti, derisa u kuptua se dorëheqje nga Kryesia kanë dhënë më herët edhe deputetet Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi.