LAJMI I FUNDIT:

I shpejtë, më i shpejtë, Usain Bolt: Programi i “Vetëtimës”

I shpejtë, më i shpejtë, Usain Bolt: Programi i “Vetëtimës”

Bolt është më i shpejtë se më shumë se një miliard njerëzish në botë të cilët kanë ecur në planet më se 200.000 vjet

Aq më parë, shkencëtarët kanë konstatuar që ky sprinter lehtë ka mundur t’i shmanget Tyrannosaurusit Rex, po të kishin ecur sot dinozaurët në planet, transmeton Telegrafi.


Ai mban rekordin botëror në 100 metra prej 9.58 sekondash dhe në 200 metra prej 19.19 sekondash. Me atë raste ka arritur shpejtësinë prej 44.5 kilometra në orë.

Bolt konsideron që gjithsesi mund të arrijë rezultate të mëdha, vetëm nëse zhvillon forcën, shpejtësinë adekuate dhe teknikat e vrapimit.

Për të avancuar shpejtësinë, po ju zbulojmë 5 ushtrime në dy faza të cilat sprinteri i Jamajkas i bën.

FAZA A
Sprinti shpërthyes

Këto tri lëvizje do t’u ndihmojnë muskujve tuaj të arrijnë maksimumin e forcës në kohën sa më të shkurtër dhe do të shtojnë shpërthimin e sprintit tuaj.

1. Kërcimet e lepurit (Bunny hops)
5 seri nga 20 përsëritje

Me hapin në gjerësinë e supeve, në gjysmëgaliç me duar pranë trupit kërceni sa më larg që mundeni.

2. Kërcimet e larta
4 seri nga 8 përsëritje

Vendosuni në pozitën galiç, derisa duart i mbani në kërdhokulla. Kërceni në pozitën më lart se niveli i tokës, sipas mundësisë prej 60 centimetrash. Pastaj kërceni prapa në të njëjtën pozitë.

3. Kërcim nga toka
3 seri nga 10 përsëritje

Në mënyrë alternative me këmbën e djathtë dhe të majtë kërceni lart me lëvizje sikur kërcimi në largësi. Duart le t’ju shërbejnë që të gjeneroni forcën e trupit nëpërmjet lëvizjes.

FAZA B
Shtrijeni hapin

Fleksibiliteti është kyç te gjatësia e hapave, stabiliteti dhe mundësia që të mbani kërdhokullat në pozitë sa më të mirë. Sepse kur kërdhokullat bien me rastin e lëvizjeve edhe hapat tuaj do të jenë më të shkurtër.

4. Vozitja me gjunjë
3 seri nga 10 përsëritje

Përdorni shiritin për rezistencë në mënyrë që t’i lidhni për nyja të këmbëve. Vendosuni në atë mënyrë që shiritat të tendosen dhe pastaj me lëvizje shpërthyese në mënyrë alternative ofroni gjunjët te gjoksi.

5. Ngritja e varur e këmbës

Kapuni shufrën për nyja, pastaj ngrini gjunjët në mënyrë alternative në drejtim të gjoksit. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Intimitet dhe Pasion
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Kalo në kategori