LAJMI I FUNDIT:

Më shpejt trashen çiftet sesa beqarët

Më shpejt trashen çiftet sesa beqarët

Të qenit në lidhje ka shumë përfitime – një takim të garantuar për Shën Valentin, dikë për t’jua masazhuar këmbët pas një dite të ngarkuar në punë, etj.

Sidoqoftë, të qenit në lidhje ka edhe mangësitë e veta, transmeton Telegrafi.


Sipas një studimi të fundit, personat të cilët janë në lidhje janë më të prirë të shtojnë peshë sesa beqarët.

Këtë e kanë konstatuar pasi i kanë analizuar 15,000 të rritur, në mënyrë që të shohin se a ka rëndësi statusi martesor në aftësinë për të bërë një stil të shëndetshëm të jetesës.

Më e çuditshmja është se, ndonëse çiftet konsumojnë sasi më të mëdha të pemëve dhe perimeve, e shmangin duhanin, konsumojnë më pak alkool dhe hanë më rrallë ushqim të shpejt, prapëseprapë indeksi i tyre i masës trupore është më i lartë sesa te beqarët.

Ekspertët thonë se ndoshta prindërit janë më të prirë ta hanë edhe ushqimin që fëmijët s’kanë mundur ta hanë, prandaj edhe trashen. /Telegrafi/