Shkencëtarët nga Instituti për shkencë mjekësore në Universitetin Jeju në Korenë Jugore kanë dëshmi që aminoacidet nga kjo perime lehtësojnë simptomat e mamurllëkut dhe mbrojnë mëlçinë nga toksinat.
Nëse nuk dëshironi të jeni me mamurllëk, mos pini për së tepërmi alkool. Në fakt, kjo është metoda e vetme e sigurt kundër të përzierave dhe dhimbjeve. Megjithatë, adhuruesit e alkoolit para daljes pinë qumësht dhe hanë bukë dhe pinë ujë para se të bien në gjumë. Shkencëtarët propozojnë edhe një metodë të re.
Në studimin e publikuar në "Journal of Food Science" hulumtuesit kanë analizuar komponentët e shpargut të ri dhe kanë vëzhguar efektin në organizmat e gjallë, qeliza dhe njerëz. Udhëheqësi i hulumtimit Y. Kim thotë: "Helmimi i qelizave ka qenë dukshëm më i vogël pas konsumimit të shpargut". Ata kanë konstatuar edhe që gjethet e imëta, të petëzuara të shpargut janë më të pasura me aminoacide dhe minerale, pra edhe më efikase në parandalimin e mamurllëkut.
Hulumtimet e mëhershme kanë treguar që shpargu është i pasur me aminoacide të cilat stimulojnë funksionin e enzimave, çka përsëri shpejton shpërbërjen apo tret jen e alkoolit në trup. Shpargu shpesh përdoret në mjekësi alternative sepse konsiderohet që vepron kundër kancerit. Përdoret edhe te shërimi i kërpudhave dhe infeksioneve, dhe vepron si diuretik.
Kjo perime është me pak kalori, ndërsa e pasur me vitamina, minerale dhe fibra. Vlera energjetike e 100 gramë shpargu është vetëm 35 kalori, sepse pjesën më të madhe e përben uji (93 për qind), derisa 1,7 për qind bie në proteina, 2.6 për qind në karbohidrate dhe 0,7 në yndyra.
Nga vitaminat dhe mineralet, më së shumti ka kalium dhe kalcium, magnez, hekur, fosfor; bakër, mangan, selen dhe zink, vitaminë B6, vitaminat A, C, K dhe E, tiaminë, riboflavinë, rutinë, niacinë.
Është interesante që aminoacidi asparagin, i cili gjendet në sasi të mëdha në shparg, emrin e ka marrë pikërisht nga shpargu. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre