LAJMI I FUNDIT:

Shoqëria civile kërkon de-eskalim të menjëhershëm të situatës në veri

Shoqëria civile kërkon de-eskalim të menjëhershëm të situatës në veri

Shoqëria civile përmes një deklarate publike të mërkurën ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, pas vendimit për të filluar punën në zyrat e tyre katër kryetarët e dalë nga zgjedhjet e prillit.

Nga shoqëria civile kanë thënë se janë e përcjellë me shumë shqetësim situatën e krijuar, ku gjatë protestave të dhunshme të serbëve cak i sulmeve ishin gazetarët, policia dhe ushtarët e KFOR-it.


Si organizata jo-qeveritare, ato kanë kërkuar që stabiliteti, paqja dhe siguria në veriun e Kosovës të jenë udhërrëfyesi kryesor për të gjitha palët e përfshira.

Serbët vazhdojnë protestat në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok
Lexo po ashtu Serbët vazhdojnë protestat në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok

“Të gjitha mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen përmes dialogut, përderisa dhuna dhe veprimet e njëanshme duhet të ndërpriten menjëherë. Ne besojmë se promovimi dhe mbrojtja e paqes dhe të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët, e sidomos për grupet e margjinalizuara në Kosovë, nuk kanë alternativë dhe duhet të jenë gjithmonë prioritet i çdo procesi vendimmarrës. Dhuna ndaj qytetarëve, autoriteteve publike, pjesëtarëve të forcave ndërkombëtare të sigurisë si dhe mediave është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut, rendit dhe sigurisë në Kosovë, dhe për më shumë e pengon procesin e paqes dhe pajtimit”, thuhet në komunikatën për media.

“Nga puna jonë në terren me qytetarët e komunitetit serb dhe të gjitha komuniteteve tjera që jetojnë në Kosovë, po e vërejmë ndikimin negativ të veprimeve të papërgjegjshme të akterëve shtetëror si në Prishtinë ashtu edhe në Beograd, duke ndikuar drejtpërdrejt në marrëdhëniet më të gjera ndëretnike në Kosovë. Pasojat e veprimeve të ndërmarra në veri të Kosovës prekin të gjithë qytetarët e Kosovës, prandaj situata duhet të trajtohet në mënyrë paqësore, të kujdesshme dhe të qetë”.

Tutje thuhet se mirëqenia e të gjithë qytetarëve duhet të jetë udhërrëfyesi dhe pikënisja e çdo vendimmarrjeje nga institucionet publike.

“Shoqëria civile dënon çdo provokim, kërcënim apo frikësim nga çdo palë që vetëm e përkeqëson situatën dhe nuk sjellë rezultate konkrete në përfaqësim dhe respektim më të madh të të drejtave të komuniteteve që jetojnë në Kosovë”.

Shoqëria civile i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve serbë në Kosovë që të ndërpresin veprimet e njëanshme dhe të bëjnë kompromiset e duhura për të tejkaluar gjendjen e krijuar në veri të Kosovës në koordinim të plotë me komunitetin ndërkombëtar dhe palët e tjera duke u fokusuar ne dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në anën tjetër, i kanë bërë thirrje autoriteteve në Serbi që të ndalojnë retorikën e tyre luftë-nxitëse në Kosovë dhe të tregohen konstruktiv në arritjen e një zgjidhjeje paqësore përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Paqja dhe siguria janë gjithmonë zgjidhja dhe institucionet në Kosovë duhet të punojnë menjëherë drejt uljes së tensionit në veri dhe arritjes së një zgjidhje e cila do të ndihmonte në integrimin më të madh të komunitetit serb në Kosovë”, bëhet e ditur tutje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori