LAJMI I FUNDIT:

Shoqata “Miqtë e Amerikës” kërkon 10 vende për diasporën në Kuvendin e Kosovës

Shoqata “Miqtë e Amerikës” kërkon 10 vende për diasporën në Kuvendin e Kosovës

Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka kërkuar që institucionet e Kosovës të bëjnë ndryshimet e duhura në Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet përkatëse, në mënyrë që t’ua mundësojë bashkatdhetarëve 10 vende deputetësh në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i kësaj shoqate, Agim Rexhepi, në një konferencë për media, me temën “Diaspora, aset shumë i rëndësishëm i shtetit të Kosovës”, ka thënë se për t’ua kthyer mundin dhe sakrificën mërgatës kosovare duhet t’ua mundësojnë përfaqësimin në institucionin me të lartë ligjvënës në Kosovë.


Sipas Rexhepit, arsyeja pse po i propozojnë vendet e rezervuara është se ata vet duhet t’i propozojnë kërkesat dhe shqetësimet e tyre në institucionet e Kosovës, meqë i dijnë më së miri.

“Ne mendojmë që për t’ua kthyer nderin dhe respektin tamam siç thotë populli, është e udhës që të fillohen ndryshimet dhe bashkatdhetarëve tanë t’ua ndajmë së paku 10 vende në Parlamentin e Kosovës. Por, mendojmë pse mos të veproj në këtë mënyrë edhe Republika e Shqipërisë sepse kemi një diasporë të madhe që nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia. Bashkatdhetarët tanë për shumë vite kanë derdhur mall, lot, djers e lobim prej vendeve nga vijnë, por njëherësh para luftës me mjetet e tyre është mbajtur gjallë pushteti paralel në Kosovë. Edhe sot fal mjeteve që derdhen nga bashkatdhetarët tanë mbushet arka e shtetit”, tha Rexhepi, raporton KP.

Sipas statistikave të regjistruar, thotë Rexhepi janë 400 mijë bashkatdhetarë, ndërsa numri i tyre vlerësohet të jetë diku mbi 700 mijë bashkatdhetarë vetëm nga Kosova.

Rexhepi ka vlerësuar se përzgjedhja e përfaqësuesve të mërgatës kosovare është e thjeshtë, cilido që merr vota me së shumti ai edhe merr mandatin e deputetit. Derisa, ka propozuar që bashkatdhetarët në SHBA t’i kenë dy deri në tri vende në Kuvend.

“Mënyra se si do të zgjidheshin deputetët nga diaspora mendoj që do të ishte një çështje teknike dhe varësisht nga numri i bashkatdhetarëve në një shtet, regjion apo kontinent të përcaktohen shifrat nga institucionet shtetërore. Nuk do mend që një ekskluzivitet me dy apo tri vende e meritojnë bashkatdhetarët me qëndrim në SHBA. Arsyeja është e thjeshtë, sepse aty vendoset fati i popujve të botës, andaj neve na nevojitet një intencë që të fuqizojmë ata bashkatdhetar tanë, që ata t’i paraqesin shqetësimet nga atje, por edhe nga këtu të bëjmë edhe propozime konkrete në SHBA. Njëkohësisht në këtë mënyrë i stimulojmë që të punojnë me shumë për çështjen e Kosovës”, theksoi ai.

Sipas Rexhepit ndarja e vendeve për mërgatën kosovare nuk do t’i ndante bashkatdhetarët, pavarësisht se ka të organizuar në parti të ndryshme. Mirëpo, ai thotë se kjo do të zgjidhej lehtë pasi ai që do të merrte vota me së shumti do të përfaqësonte diasporën.

Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka përgatitur edhe nga një dhuratë modestë për bashkatdhetarët të cilat do t’ua shpërndaj gjatë kësaj vere. Në këtë dhuratë është një bllok shënimi, një bexh, fletëpalosje me statistikat e numrit të bashkatdhetarëve në botë dhe një fletëpalosje me aktivitetet e shoqatës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori