LAJMI I FUNDIT:

Shokët e ngushtë që kanë lindur përmes IVF-së, kuptojnë se janë motër e vëlla (Foto)

Shokët e ngushtë që kanë lindur përmes IVF-së, kuptojnë se janë motër e vëlla (Foto)
In vitro fertilisation (IVF), computer illustration.

Jack Bowman dhe Georgia Bong nga Liverpuli i Anglisë, e kanë kaluar tërë jetën së bashku, sepse ishin fqinjë dhe shokë klase, por tani kanë kuptuar se janë edhe të afërt – familjarisht…

Me të kuptuar se ata janë ngjizur artificialisht, kanë vendosur t’i shkruajnë klinikës ku është kryer trajtimi IVF për të kuptuar se kënd e kanë baba biologjik, transmeton Telegrafi.


Shokun e ngushtë kupton se e ka edhe vëlla

Rezultatet i kanë arritur së pari Jackut dhe i është thënë se shoqen e tij të ngushtë që ka lindur më 1998, mund ta ketë shumë të afërt.

“Qëndronim së bashku dhe prisnim kur të vije posta, për të parë se çfarë lidhje kemi”, ka shkruar Georgia lidhur me rastin.

Ata kanë mbetur të befasuar, por janë gëzuar shumë kur kanë kuptuar se e kanë të njëjtin donator që del të jetë babai i tyre.

Pas shumë vitesh kuptojnë se janë të lidhur familjarisht

“Nuk mund të jem më e lumtur: shoku i jetës sime është edhe vëllai im”, ka shkruar më tutje ajo në rrjetin social.

Me këtë rast, ata inkurajojnë të gjithë fëmijët që janë fryt i këtij tretmani, që ta bëjnë të njëjtën gjë dhe të kuptojnë se kë mund ta kenë familjar. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Interesante
Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror

Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Pasagjerët që blenë udhëtimin misterioz të Wizz Air, bërtasin nga gëzimi kur mësojnë nga piloti se ku po shkojnë - ata ndanë në rrjetet sociale gjithë eksperiencën

Pasagjerët që blenë udhëtimin misterioz të Wizz Air, bërtasin nga gëzimi kur mësojnë nga piloti se ku po shkojnë - ata ndanë në rrjetet sociale gjithë eksperiencën

Interesante
Kalo në kategori