LAJMI I FUNDIT:

Shoferja në Australi ngatërron frenat me gazin – momenti kur para se “të futet” në kafene, përplas gruan dhe qentë e saj

Shoferja në Australi ngatërron frenat me gazin – momenti kur para se “të futet” në kafene, përplas gruan dhe qentë e saj

Një grua dhe katër qentë e saj kishin shpëtuar mrekullisht të palënduar pasi u përplasën nga një makinë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, momenti i pabesueshëm u kap nga kamerat e sigurisë jashtë një kafeneje në Montmorency në veri-lindje të Melburnit.


Pamjet tregojnë se si gruaja rrëzohet përtokë para se makina të përplaset më pas në murin e kafenesë të enjten në mëngjes.

Ndërkohë njëri prej qenve të gruas mund të shihet që zvarritet nga poshtë makinës para se shoferi të arrijë të kthehet prapa nga rruga.

Si pasojë, gruaja u dërgua në Spitalin Austin me vetëm lëndime të lehta, ndërsa qentë u dërguan në një klinikë veterinare brenda natës për vëzhgim.

Policia thotë se shoferja e automjeit aksidentalisht vuri këmbën në gaz, në vend të frenave, ndërsa po kthehej nga hapësira e saj e parkimit.

Ndonëse kafeneja ishte e hapur në kohën e përplasjes, për shkak të kufizimeve të COVID-19, asnjë klient nuk lejohej të hynte brenda. /Telegrafi/