LAJMI I FUNDIT:

Shoferi i shkathët, me manovra të shpejta iu shmang përplasjes (Video)

Shoferi i shkathët, me manovra të shpejta iu shmang përplasjes (Video)

Prodhuesit e ndryshëm të veturave, ia kanë dalë që të krijojnë modele të shpejta, luksoze, të fuqishme dhe shumë të sigurta. Por, megjithatë, nuk mund t’ia dalin që të prodhojnë një makinë që nuk përplaset, transmeton Telegrafi.

Në Dubai është zhvilluar një garë me dy Chevrolet Corvette, që kanë mundur të ketë një përfundim jo të mirë.


Blue Chevy ‘Murderer” me ngjyrë të kaltër e ka humbur kontrollin dhe për pak sa nuk është përplasur në veturën e njëjtë që ka ngjyrë gri.

Këtë situatë e ka shpëtuar shoferi i ‘vrasësit’ që ka bërë manovra të shpejta dhe është nxjerrë nga situata.

Në videon e postuar më poshtë mund të shihni momentin kritik i cili për fat të mirë përfundoi pa pasoja. /Telegrafi/