LAJMI I FUNDIT:

Shoferi humb rrugën, vetura përfundon në fushën e golfit (Video)

Shoferi humb rrugën, vetura përfundon në fushën e golfit (Video)

Stephen Maguire ka qenë duke luajtur golf me babanë e tij në një fushë në Essex të Anglisë, kur papritmas ka parë një veturë.

Shoferi që po ngiste atë, ishte nisur për një feste në një shtëpi në periferi, por e ka humbur drejtimin dhe është futur në shtegun e ngushtë, transmeton Telegrafi.


“Kurrë nuk kisha parë makinë, në këtë pjesë të thepisur. Është shumë gjatë që të vihet deri këtu”, ka shpjeguar Maguire lidhur me rastin.

Atë e kanë shoqëruar deri në dalje, që të mos ngatërrohet në rrugicat e shumta. /Telegrafi/