LAJMI I FUNDIT:

Shoferi i dehur humb kontrollin mbi timonin, futet brenda marketit – konsumatorja i shpëton vdekjes për pak centimetra (Video)

Shoferi i dehur humb kontrollin mbi timonin, futet brenda marketit – konsumatorja i shpëton vdekjes për pak centimetra (Video)

Një burrë i dehur që ishte humbi kontrollin prapa timonit, u fut brenda një marketi dhe për pak centimetra nuk e shtypi për vdekje një konsumatore.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur brenda marketit në Massachusetts, Julia Cruz po bisedonte me punonjësin e marketit Juan Tavares Mora, kur papritmas thyhen dyert e xhamit të lokalit dhe futet brenda një veturë që lëvizte me shpejtësi të madhe, transmeton Telegrafi.


Por, është interesant se si gjithçka ndodh aq shpejt sa që nuk i jep kohë Julias që të ikë, dhe për pak centimetra nuk përfundon nën rrotat e veturës.

Për fat të mirë askush nuk është lënduar, edhe pse në shikim të parë duket se askush nuk ka shpëtuar gjallë në momentin që është futur vetura brenda dyqanit. /Telegrafi/