LAJMI I FUNDIT:

Shoferi i dehur e përplas Maserati Leavente-n, super vetura luksoze me çmim prej mbi 80 mijë euro

Shoferi i dehur e përplas Maserati Leavente-n, super vetura luksoze me çmim prej mbi 80 mijë euro

Një shofer i dehur ka përplasur super veturën Maserati Levante e cila kushton mbi 80 mijë euro, pasi humbi kontrollin dhe duke u futur në disa semaforë.

Fotografitë tronditëse e shfaqën veturën me ngjyrë argjendi – shpejtësia e së cilës arrin deri në 300kMh – pasi shkatërroi disa anësore rrugore dhe pastaj u përplas me një shtyllë semafori.


Daily Mail raporton se policia e West Midlands i postoi fotografitë e vendngjarjes në Twitter, pas aksidentit që ndodhi më mëngjesin e së dielës, si shenjë paralajmëruese për drejtimin në gjendje të dehur, transmeton Telegrafi.

Policia kishte shkruar: “Ky është një shembull i mirë për rreziqet e drejtimit në gjendje të dehur”.

“Ky Maserati Leveante u përplasë me anësoret rrugore në Bristol Street këtë mëngjes” vazhduan ata shkrimin e tyre.

“Shoferi morri disa lëndime të lehta dhe u arrestua për shkak se doli pozitiv në testin e alkoolit dhe pastaj dështoi sjell një mostër kundërshtuese kur ishte në paraburgim. #DontDrinkDrive”, përfundonte shkrimi në Twitter nga ana e policisë. /Telegrafi/