LAJMI I FUNDIT:

‘Shoferët në të ardhmen do të mund të bisedojnë me automjetin e tyre’ – kjo falë teknologjisë së re që po vjen tek makinat

‘Shoferët në të ardhmen do të mund të bisedojnë me automjetin e tyre’ – kjo falë teknologjisë së re që po vjen tek makinat

Kompania teknologjike TomTom ka prezantuar një asistent me zë me Inteligjencë Artificiale që dëshiron t’ua shesë kompanive të makinave dhe asistenti që ka prezantuar është krijuar nga teknologjia e OpenAI.

Ne kemi mundur të shohim dobitë që sjellin mjetet me Inteligjencë Artificiale, e sidomos ChatGPT – dhe në parim kjo platformë është më e dobishme se Alexa dhe Siri, transmeton Telegrafi.


Tani e njëjta teknologji po vjen edhe tek automjetet.

Produkti, për të cilin TomTom thotë se mund të integrohet në sistemin e një automjeti – vjen si rezultat i një marrëveshjeje me Microsoftin, një investitor i madh në OpenAI.

“Shoferët do të mund të bisedojnë natyrshëm me automjetin e tyre”, deklaroi TomTom.

Siç raportohet, shoferi do të mund t’i kërkojë asistentit me AI që ta dërgojë në një lokacion të caktuar, të gjejë për të ndalesa specifike përgjatë rrugës, dhe t’i kërkojë sistemit të instaluar në makinë të rrisë temperaturën, të hapë dritaret ose të ndryshojë stacionet e radios. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Modelet e reja të veturave të frymëzuara nga Batman

Modelet e reja të veturave të frymëzuara nga Batman

Auto
Vetura e re e elektrike Abarth 500 do të zbulohet më 22 nëntor

Vetura e re e elektrike Abarth 500 do të zbulohet më 22 nëntor

EVs
A po zhvillohet karikimi i shpejtë me valë për veturat elektrike?

A po zhvillohet karikimi i shpejtë me valë për veturat elektrike?

EVs
Tesla po përgatitet që më në fund të hyjë në tregun indian

Tesla po përgatitet që më në fund të hyjë në tregun indian

EVs
Modeli i ri Audi Q7 do të prezantohet në vitin 2025

Modeli i ri Audi Q7 do të prezantohet në vitin 2025

Auto
Jeta brenda një Lamborghini Urus

Jeta brenda një Lamborghini Urus

Auto
Kalo në kategori